Bileta falas në urban për të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë
Trafiku Urban ka njoftuar që të gjithë udhëtarët që vijnë nga qytetet e tjera të Kosovës dhe mbërrijnë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, përfitojnë falas biletën gjithëditore për transportin urban në Kryeqytet. Trafiku Urban thotë se ky vendim vlen vetëm për udhëtarët që zbresin në Stacionin e Autobusëve. “Ju njoftojmë se, sipas vendimit të
Trafiku Urban ka njoftuar që të gjithë udhëtarët që vijnë nga qytetet e tjera të Kosovës dhe mbërrijnë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, përfitojnë falas biletën gjithëditore për transportin urban në Kryeqytet.
Trafiku Urban thotë se ky vendim vlen vetëm për udhëtarët që zbresin në Stacionin e Autobusëve.
“Ju njoftojmë se, sipas vendimit të datës 17.03.2025 nga Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të gjithë udhëtarët që vijnë nga qytetet e tjera të Kosovës dhe mbërrijnë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, përfitojnë falas biletën gjithëditore për transportin urban në Kryeqytet. Po e theksojmë për qartësi, ky vendim vlen vetëm për udhëtarët që zbresin në Stacionin e Autobusëve”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se me biletën tuaj të transportit ndërurban, mund të udhëtoni në të gjitha linjat e transportit publik urban të Komunës së Prishtinës pa pagesë shtesë.