Ilirjani: Parashqevi Simaku nis kurimin në spitalin psikiatrik, ka marrë injektimin e parë

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka pranuar të marrë mjekimin në spitalin psikiatrik në New York, ku ndodhet prej dy javësh. Ishte biznesmeni Elton Ilirjani që informoi përmes Instagramit se mjekët i kishin aplikuar injektimin e parë. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe mbesa e artistes, Ani Simaku. “Parashqevi Simaku sapo më telefonoi nga spitali dhe […]

Jan 18, 2025 - 19:00
 0  3
Ilirjani: Parashqevi Simaku nis kurimin në spitalin psikiatrik, ka marrë injektimin e parë

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka pranuar të marrë mjekimin në spitalin psikiatrik në New York, ku ndodhet prej dy javësh.

Ishte biznesmeni Elton Ilirjani që informoi përmes Instagramit se mjekët i kishin aplikuar injektimin e parë.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe mbesa e artistes, Ani Simaku.

“Parashqevi Simaku sapo më telefonoi nga spitali dhe më tha që i kishin aplikuar injektimin e parë! Zoti eshtë i madh”, shkruan Ilirjani.
“Pas shumë mundimesh halla po merr mjekimin e duhur shumë faleminderit të gjithëve për mbështetjen , faleminderit @eilirjani për gjithçka që po bën”, ka shkruar mbesa e saj Ani Simaku në Instastory.

Pas kësaj, Ilirjani është shfaqur i veshur me peliçen e Parashqevisë në momentin që ajo u gjet në stacionin e trenit.

“Flutura jonë filloi të rikthehet mes nesh! Sot ajo nisi kthesën! Plot 34 ditë sakrificë, magji, dashuri, sfida, lodhje, gëzim, lot, frikëra! Por në fund: FITUAM! Atë që askush nuk arriti ta bënte për 25 vite! ASKUSH! Jam krenar për ty flutur! Krenar për herë të parë për veten time, sepse ishte thjesht dhe vetëm dashuria që kam për ty! Ti sot pate bekimin e Zotit dhe prindërve të tu që vdiqën me merak për ty! Shërim të shpejtë Flutura jonë rozë! Tani jam i qetë sepse sfiduam dhe fituam atë që duhej! Derisa ti të shërohesh unë do vishem si ti në Penn Station!”, shkruan Ilirjani.