Imri Ahmeti me përkrahje masive në Mirenë: 12 tetori do të jetë festa jonë e përbashkët
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vazhduar fushatën zgjedhore me një tubim madhështor në fshatin Mirenë. Në këtë takim, atmosfera entuziaste dhe përkrahja e fuqishme nga qytetarët u cilësuan si dëshmi e besimit që ata kanë për vizionin e Ahmetit, për vazhdimin e punës dhe zhvillimin […]


Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vazhduar fushatën zgjedhore me një tubim madhështor në fshatin Mirenë.
Në këtë takim, atmosfera entuziaste dhe përkrahja e fuqishme nga qytetarët u cilësuan si dëshmi e besimit që ata kanë për vizionin e Ahmetit, për vazhdimin e punës dhe zhvillimin e mëtejmë të komunës, raporton ORAinfo.
“Mbështetja e juaj është përgjegjësi për punë të mëdha. Me këtë vullnet e gatishmëri, 12 tetori do të jetë festa jonë e përbashkët. Faleminderit për besimin dhe përkrahjen”, tha Ahmeti para të pranishmëve.
Ai ka theksuar se përkushtimi dhe puna e deritanishme e ekipit të tij do të vazhdojnë me projekte konkrete në shërbim të qytetarëve të Lipjanit, duke e konsideruar mbështetjen e madhe si motiv shtesë për fitore në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. /ORAinfo/
