“Jemi Komuna e vetmja që kemi shpronësuar 60 hektar tokë” /Shpejtim Bulliqi
Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili kandidon edhe për një mandat të ri, ka qenë i ftuar në emisionin “Adresa” në Kanal10, ku ka folur për projektet e realizuara gjatë mandatit të tij. Bulliqi theksoi se Podujeva është e vetmja komunë në nivel vendi që ka shpronësuar 60 hektarë tokë dhe ka


Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili kandidon edhe për një mandat të ri, ka qenë i ftuar në emisionin “Adresa” në Kanal10, ku ka folur për projektet e realizuara gjatë mandatit të tij.
Bulliqi theksoi se Podujeva është e vetmja komunë në nivel vendi që ka shpronësuar 60 hektarë tokë dhe ka blerë tokë me fonde të AKP-së për nevoja të komunës.
“Jemi e vetmja komunë që kemi shpronësuar 60 hektar tokë dhe kemi blerë me para të AKP-së për nevoja të komunës”, tha ai.
Ai shtoi se komuna ka realizuar shumë projekte që kanë qenë në interes të qytetarëve dhe ka siguruar lokacione për ndërtimin e tyre.
“Kemi bërë shumë projekte me kërkesa të rregullta në nivel qendror. Kam caktuar lokacionet ku duhet të ndërtohen këto projekte, dhe për këtë arsye kemi qenë përfitues,” tha Bulliqi. /Gazeta10
