Imri Ahmeti takon familjen Zejna në Gumnasellë: Vizioni ynë është gjithmonë në shërbim të Lipjanit
Kryetari aktual i Komunës së Lipjanit dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjet e 12 tetorit, Imri Ahmeti, ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore. Mbrëmjen e sotme, Ahmeti ka qenë mysafir i familjes Zejna në Gumnasellë, ku zhvilloi një bashkëbisedim rreth punëve të deritanishme dhe vizionit për të […]


Kryetari aktual i Komunës së Lipjanit dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjet e 12 tetorit, Imri Ahmeti, ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore.
Mbrëmjen e sotme, Ahmeti ka qenë mysafir i familjes Zejna në Gumnasellë, ku zhvilloi një bashkëbisedim rreth punëve të deritanishme dhe vizionit për të ardhmen.
Ai e bëri të ditur këtë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku shprehu mirënjohjen për mikpritjen.
“Faleminderit familja Zejna nga Gumnasella. Me shumë kënaqësi, sonte pranova ftesën nga familja Zejna për një bashkëbisedim të ngrohtë, ku ndamë mendime për punën e deritanishme dhe vizionin tonë të përbashkët gjithmonë në shërbim të Lipjanit,” ka shkruar Ahmeti.
Ahmeti po e konsideron këtë mbështetje si dëshmi të vazhdimësisë së besimit qytetar ndaj tij dhe vizionit të tij për Lipjanin. /ORAinfo/
