Haradinaj e uron Ramosajn për fitore: Vazhdon puna me përkushtim dhe energji
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka uruar Bashkim Ramosajn për fitore në zgjedhjet komunale. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se Ramosaj e meritoi fitoren, derisa shtoi se nga sot në këtë komunë, puna vazhdon me të njëjtin përkushtim dhe energji. “Deçani i pakontestueshëm për fitoren e Aleancës dhe për vazhdimin e qeverisjes


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka uruar Bashkim Ramosajn për fitore në zgjedhjet komunale.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se Ramosaj e meritoi fitoren, derisa shtoi se nga sot në këtë komunë, puna vazhdon me të njëjtin përkushtim dhe energji.
“Deçani i pakontestueshëm për fitoren e Aleancës dhe për vazhdimin e qeverisjes së Bashkim Ramosajt edhe për një mandat tjetër katërvjeçar. E urova kryetarin Ramosaj për këtë fitore të merituar dhe për punën e palodhshme që ka bërë për Deçanin. Nga sot, puna vazhdon me të njëjtin përkushtim dhe energji”, ka shkruar kreu i AAK-së.
