Incident i rëndë me armë zjarri në Shtip, autori i dyshuar arrestohet | VIDEO
Një ngjarje tragjike me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e së enjtes qytetin e Shtipit, ku një student turk mbeti i vrarë pas një përplasjeje që përfundoi me të shtëna The post Incident i rëndë me armë zjarri në Shtip, autori i dyshuar arrestohet | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Një ngjarje tragjike me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e së enjtes qytetin e Shtipit, ku një student turk mbeti i vrarë pas një përplasjeje që përfundoi me të shtëna në një nga lokalet e frekuentuara në sheshin qendror “Sloboda”.
Sipas informacioneve nga agjencia MIA dhe televizioni lokal TV Star, incidenti ndodhi rreth orës 21:30 dhe përfshiu dy studentë turq, të cilët kishin pasur më parë një konflikt verbal që degradoi në dhunë. Në drejtim të viktimës u shkrepën tetë plumba. Viktima, e cila sipas burimeve jozyrtare ishte e armatosur me thikë, u transportua menjëherë në Spitalin Klinik të Shtipit, ku fatkeqësisht ndërroi jetë nga plagët e marra.
Autori i dyshuar, i identifikuar si Bedri Polat, u largua nga vendngjarja me makinë. Policia ndoqi automjetin e tij deri në afërsi të Mlladinovcit, ku ai theu barrikadën e pagesës në autostradë, duke mos u ndalur as pas të shtënave paralajmëruese të policisë. Mjeti u gjet i braktisur disa kilometra më tej.
Në vendin e ngjarjes janë mbledhur prova materiale, përfshirë gëzhojat e plumbave dhe gjurmë të tjera që do t’i nënshtrohen ekspertizës kriminalistike. Trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.
Prokuroria Publike njoftoi se autori i dyshuar është arrestuar dhe arma e krimit është gjetur. Po ashtu, janë sekuestruar dhe analizuar pamje nga kamerat e sigurisë për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit.
Hetimet janë në vijim.
Lexo rreth rastit: Shtip, një student turk mbeti i vrarë
The post Incident i rëndë me armë zjarri në Shtip, autori i dyshuar arrestohet | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .