Publikohen pamjet e vrasjes në Shtip | VIDEO
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka tronditur qytetin e Shtipit të enjten mbrëma, ku një student turk mbeti i vrarë pas një sherri në një lokal në sheshin The post Publikohen pamjet e vrasjes në Shtip | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka tronditur qytetin e Shtipit të enjten mbrëma, ku një student turk mbeti i vrarë pas një sherri në një lokal në sheshin qendror “Sloboda”.
Sipas mediave lokale, konflikti verbal mes dy studentëve turq degjeneroi në dhunë, dhe në drejtim të viktimës u qëllua me 8 plumba. Viktima ndërroi jetë në spital, ndërsa autori i dyshuar, Bedri Polat, u arratis dhe u kap pas një ndjekjeje nga policia në autostradë. Arma e krimit u sekuestrua.
Prokuroria konfirmon se janë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë që dokumentojnë momentet e sulmit.
The post Publikohen pamjet e vrasjes në Shtip | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .