Inspektohen punimet në Prizren, Aliu e Nikollovski dalin në terren
Ministrat e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Aleksandar Nikollovski dhe Liburn Aliu të shoqëruar edhe nga zv.ministrja e transportit Kaltrina Zekolli inspektuan sot punimet në rrugën Prizren-Tetovë. Punimet deri më tani janë realizuar në Lot 3, teksa me ndërtimin e saj do të bëhet shkurtimi kohor nga 3 orë në 30 […]
Ministrat e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Aleksandar Nikollovski dhe Liburn Aliu të shoqëruar edhe nga zv.ministrja e transportit Kaltrina Zekolli inspektuan sot punimet në rrugën Prizren-Tetovë. Punimet deri më tani janë realizuar në Lot 3, teksa me ndërtimin e saj do të bëhet shkurtimi kohor nga 3 orë në 30 minuta.
Ky lot ka gjatësinë prej afër 7 kilometrave dhe është në vlerë prej 8.3 milionë euro.
Ndërkaq vlera totale e projektit është paraparë të jetë 35 milionë euro, me gjatësi prej 20.3 km. Ndërkohë Komuna e Tetovës tashmë ka nisur punët rreth projektit për zgjerimin e rrugës e cila do të fillojë nga lidhja për në Shipkovicë e deri tek tuneli që do lidhur rrugën e Prizrenit me anën tjetër, atë të Kosovës. Kjo rrugë do të zgjerohet dhe asfaltohet me mjete buxhetore të siguruara nga Qeveria. /alsat.mk