Mickoski: Spitali “8 Shtatori” do të rikonstruohet me 12 milionë euro nga TAV
Spitali i Përgjithshëm i qytetit “8 Shtatori” në Shkup do të rikonstruohet për 12 milionë euro, me para nga projekti TAV. Kështu ka paralajmëruar sot kryeministri i vendit Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk. Sipas tij spitali do të bëhet me kushte evropiane, shtatë salla operacioni me pajisje të nivelit botëror dhe njëkohësisht do të rinovohet dhe […]


Spitali i Përgjithshëm i qytetit “8 Shtatori” në Shkup do të rikonstruohet për 12 milionë euro, me para nga projekti TAV. Kështu ka paralajmëruar sot kryeministri i vendit Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk.
Sipas tij spitali do të bëhet me kushte evropiane, shtatë salla operacioni me pajisje të nivelit botëror dhe njëkohësisht do të rinovohet dhe rikonstruktohet çatia për shkak se pikon.
“E dini, dikush është duke bërë operacion ndërsa rrjedh nga lart nëse bie shi.” Është pak e pahijshme. Fatkeqësisht këtë nuk e pa askush për rreth dhjetë vjet, tani e kemi parë falë përpjekjeve të përbashkëta. Gjithçka ka kaluar administrativisht nga qeveria, janë nënshkruar marrëveshjet dhe këtë javë pres që mediat të zbulojnë më shumë detaje”, tha Mickoski.
Kujtojmë se drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sasho Klekovski, më 6 shkurt tha se planifikojnë që “8 Shtatorin” në Shkup ta bëjnë qendër rajonale për trajtimin e pacientëve nga Shkupi, Kumanova dhe Velesi dhe se aktualisht ideja për Qendër të re Klinike është pauzuar në mënyrë që të shihen se cilat janë nevojat e shoqërisë.