Takimi me ambasadorin italian, Gashi: Diskutuam për avancimin e marrëdhënieve bilaterale
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në RMV, Paolo Palminteri dhe njofton se fokusi i bisedës ka qenë thellimi i bashkëpunimit ndërplarlamentar dhe ekonomik ndërmjet të dy vendeve. Njoftimi i plotë Gashit: Kisha kënaqësinë të takohem me Ambasadorin e Italisë, Sh.T. Paolo Palminteri, me të cilin diskutuam për avancimin […]
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në RMV, Paolo Palminteri dhe njofton se fokusi i bisedës ka qenë thellimi i bashkëpunimit ndërplarlamentar dhe ekonomik ndërmjet të dy vendeve.
Njoftimi i plotë Gashit:
Kisha kënaqësinë të takohem me Ambasadorin e Italisë, Sh.T. Paolo Palminteri, me të cilin diskutuam për avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ekonomik. Theksova angazhimin tonë në realizimin e aspiratave europiane dhe shpreha mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Iltaisë në këtë proces. Dy rezolutat e miratuara nga Parlamenti Italian në vitin 2021 dëshmojnë angazhimin e Italisë për procesin eurointegrues të vendit tonë. I urova suksese në mandatin e tij dhe u pajtuam të inkurajojmë bashkëpunimin në nivele të ndryshme për të ruajtur marrëdhëniet miqësore mes dy shteteve.