Irani: Një koalicion evropian për Ngushticën e Hormuzit do e ndërlikonte situatën

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, është shprehur se çdo veprim apo ndërhyrje në Ngushticën e Hormuzit, vetëm sa do ta ndërlikonte situatën. “Çdo veprim ose ndërhyrje në Ngushticën e Hormuzit vetëm sa do ta ndërlikonte situatën”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, në përgjigje të planit të fundit të […]

Prill 15, 2026 - 21:30
Irani: Një koalicion evropian për Ngushticën e Hormuzit do e ndërlikonte situatën

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, është shprehur se çdo veprim apo ndërhyrje në Ngushticën e Hormuzit, vetëm sa do ta ndërlikonte situatën.

“Çdo veprim ose ndërhyrje në Ngushticën e Hormuzit vetëm sa do ta ndërlikonte situatën”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, në përgjigje të planit të fundit të vendeve evropiane për të formuar një koalicion për të garantuar sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit pas luftës.

“Irani ka garantuar sigurinë e Ngushticës së Hormuzit për dekada të tëra dhe, me ndihmën e shteteve rajonale, Irani është i aftë të garantojë sigurinë dhe lundrueshmërinë atje, me kusht që ndërhyrja dhe lufta aktuale të ndërpriten”, shtoi ai, i cituar nga agjencia e lajmeve ISNA.

Irani, shtoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, mban marrëdhënie diplomatike me shtetet evropiane dhe kur është e nevojshme, mban diskutime dhe kontakte me to, por “Irani gjithmonë do ta konsiderojë qëndrimin e zyrtarëve gjermanë ndaj vendit si të gabuar”.