Ish-ambasadori: Deklaratat e Kurtit për Trumpin- jomaturi, zgjedhja e tij përsëri si kryeministër do të jetë fundi i Kosovës në gjeopolitikë dhe ekonomi

Rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka ngritur një tjetër debat në Kosovë se si do të jetë bashkëpunimi i Qeverisë së Kosovës me ShBA. Krejt kjo pasi kryeministri Albin Kurti e priste në “ankth” ardhjen e Trumpit dhe se shefi i Qeverisë kohë më parë kishte pasur përplasje të vazhdueshme me Richard

Nëntor 8, 2024 - 22:00
 0  5
Ish-ambasadori: Deklaratat e Kurtit për Trumpin- jomaturi, zgjedhja e tij përsëri si kryeministër do të jetë fundi i Kosovës në gjeopolitikë dhe ekonomi
ish-ambasadori:-deklaratat-e-kurtit-per-trumpin-jomaturi,-zgjedhja-e-tij-perseri-si-kryeminister-do-te-jete-fundi-i-kosoves-ne-gjeopolitike-dhe-ekonomi

ish-ambasadori:-deklaratat-e-kurtit-per-trumpin-jomaturi,-zgjedhja-e-tij-perseri-si-kryeminister-do-te-jete-fundi-i-kosoves-ne-gjeopolitike-dhe-ekonomi

Rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka ngritur një tjetër debat në Kosovë se si do të jetë bashkëpunimi i Qeverisë së Kosovës me ShBA. Krejt kjo pasi kryeministri Albin Kurti e priste në “ankth” ardhjen e Trumpit dhe se shefi i Qeverisë kohë më parë kishte pasur përplasje të vazhdueshme me Richard Grenellin, i cili pritet të jetë edhe këtë herë pjesë e kabinetit të Trumpit.

Në një intervistë, ish-ambasadori i Kosovës, Edon Cana ka vlerësuar se deklaratat e kryeministrit Kurti në raport me administraten Trump janë ” të paprecedenta dhe pamaturi”.

“Kryeministri Kurti dhe deklarimet e tij në lidhje me Trumpin tregon një papërgjegjësi dhe jomaturi sa i përket ankthit për liderët evropian. Populli amerikan vendos se cka është më së miri për Ameriken. Unë mendoj që një kryeministri i Republikës së Kosovës që ka bërë deklarata të paprecedenta në histori të Republikës së Kosovës në raport me administraten amerikane, presidentin dhe përfaqësues tjerë të administrates Trump duhet të ketë shumë kujdes në këtë drejtim dhe duhet të jetë i matur sepse ai nuk përfaqëson një parti politike, por Republikën e Kosovës dhe kjo Republikë i konsideron partner dhe aleat më strategjik në botë dhe mos të harrojmë që ShBA janë edhe hisedar në çlirimin e Kosovës dhe këtë nuk mund ta minoj apo rrezikoj asnjë kryeminister”, tha Cana për Periskopin.

Ish-ambasadori u shpreh i zhgënjyer me faktin se raportet e Kosovës me Shtëpinë e Bardhë gjatë qeverisjes Kurti nuk kanë qenë të mira. Sipas tij akosova nuk ka pasur marrdhënie diplomatike aktive me ShBA, duke përmendur këtu edhe mungesën e vizitave të Kurtit.

“Përzgjedhja e presidentit Trump si president i ShBA nënkupton vullnetin e qytetarëve amerikan dhe kjo në raport me Kosovën nuk luan ndonjë rol. Çka luan rol është se si Kosova e trajton aleatin strategjik dhe më të rëndësishëm që e ka, si e kultivon atë raport dhe si sillet me gjeopolitikat apo veprimet që ndërlidhen me gjeopolitikat evropiane dhe botërore. Mendoj që është një momentum i ri me të cilin ne duhet ta përqafojmë këtë momentum të ri dhe të krijojmë një marrëdhënje më të mirë dhe më normale sesa sot, sepse sot Kosova në fakt nuk ka fare raporte diplomatike aktive me ShBA, është e izoluar dhe e suspenduar në rapot me Shtëpinë e Bardhë, duke marr parasysh që është e paprecedent që një kryeministër i Kosovës nuk e ka pas një vizitë të nivelit të lartë”, shtoi Cana.

Sipas Canes, nëse Kurti do të vazhdojë qeverisjen edhe në një mandat tjetër atëherë raportet me administraten Trump do të përkeqësohen.

“Unë nuk besoj që kryeministri Kurti do të ketë koordinim me ShBA duke marr parasysh që ai kishte lobuar efektivisht për përzgjedhjen e Presidentit Biden dhe përfundojë mosbashkpunues me presidentin Biden, pra ai kishte thënë që faji ishte te presidenti Trump kur ishte president dhe pastaj doli që nuk ishte faji te presidentet e ShBa, por ishte faji te vet kryeministri Kurti i cili në esencë ka një qasje jo korrekte, përbuzëses në raport me Ameriken. Mendoj që raporti me administraten Trump do të përkeqësohet, por nuk besoj që ka shumë kohë sepse besoj me 9 shkurt gjerat do të ndryshojnë në Kosovë dhe kryeministri Kurti nuk do ta ketë atë mundësi që të tbashkëpunoj me presidentin Trump. Duke marr parasysh që tash jemi nga zgjedhjet e deri te inagurimi i presidentit Trump është një ekip i tranzicionit që do të siguroj që të gjitha politikat të kalojnë një tranzicion të duhur. Besoj që përzgjedhja e kryeministrit Kurti si kryeminister do të jetë në njëfar forme fundi i Kosovës, jo vetem gjeopolitik, por edhe ekonomik sepse do të pasojë një izilom. ShBA në kohen e presidentit Biden kanë thënë që ne nuk jemi kunder popullit të Kosovës, por kemi problem me Qeverinë dhe nëse i njëjti pupull tani e përzgjedhë të njejtin kryeminister unë mendoj që kjo do të rezultoj në një fiasko për Kosovën”, tha Cana./Periskopi/