Ish bashkëshorti i Simakut, Robert Nolfe: I kam mbështetur shqiptarët në kohën e Millosheviqit

Ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut, Robert Nolfe, ka folur ekskluzivisht për publikun shqiptar, duke adresuar dhe sqaruar të kaluarën me artisten ikonike të viteve 80-ta. Gjatë një lidhje telefonike në Top Story me Grida Dumën, ai thoshte se ishte gjykuar e paragjykuar se i kishte bërë keq artistes, e madje ishte paragjykuar për prejardhjen e tij […]

dhjetor 19, 2024 - 21:00
 0  7
Ish bashkëshorti i Simakut, Robert Nolfe: I kam mbështetur shqiptarët në kohën e Millosheviqit

Ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut, Robert Nolfe, ka folur ekskluzivisht për publikun shqiptar, duke adresuar dhe sqaruar të kaluarën me artisten ikonike të viteve 80-ta.

Gjatë një lidhje telefonike në Top Story me Grida Dumën, ai thoshte se ishte gjykuar e paragjykuar se i kishte bërë keq artistes, e madje ishte paragjykuar për prejardhjen e tij hebraike.

Megjithatë, siç potencoi vetë muzikanti ai ka qenë përherë në përkrahje të shqiptarëve.

“Ajo [Parashqevi] u zhduk prej të gjithëve, prej meje prej Luka-s dhe nuk mund ta them se si u zhduk por u zhduk me kalimin e kohës. Nuk kam dashur kurrë ta lëndoj. Thoshin se i mora djalin, por nuk ka qenë kështu”, deklaroi ai gjatë video-lidhjes.

“Thuhen shumë gjëra negative për fenë time që jam hebre kam bërë atë, kam bërë këtë. Por po të shikosh historinë time, unë kam një letër që është botuar në vitet 90-ta në LA Times në mbështetje të shqiptarëve nën regjimin e Millosheviçit. Dhe i kam shkruar një letër redaktorit të LA Times dhe e kam bërë këtë në mbështetje të shqiptarëve sepse gruaja ime ishte shqiptare madje kam qenë edhe në Shqipëri në momentin kur Berisha është larguar nga pushteti. Dhe kam frikë se njerëzit më kanë keqkuptuar”, ka deklaruar ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut.