Ish deputeti i PDSH, tani deputet i VLEN: Bashkëpunimi me BDI është bashkëpunim me krimin
BDI-ja e sotme nuk është më një parti politike në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, por një strukturë e kapur nga krimi i organizuar, korrupsioni, hajnia dhe imoraliteti politik. Nuk The post Ish deputeti i PDSH, tani deputet i VLEN: Bashkëpunimi me BDI është bashkëpunim me krimin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

BDI-ja e sotme nuk është më një parti politike në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, por një strukturë e kapur nga krimi i organizuar, korrupsioni, hajnia dhe imoraliteti politik. Nuk ka asnjë parti tjetër shqiptare në të gjithë hapësirën autoktone të Ballkanit që ka arritur këtë nivel komprometimi dhe degjenerimi.
Kjo situatë, për fat të keq, përbën një pengesë serioze për çdo përpjekje të sinqertë për bashkërendim dhe bashkëpunim ndërpartiak për çështje madhore kombëtare.
BDI nuk e ka humbur vetëm kredibilitetin politik, por edhe atë moral dhe kombëtar. Pas gjithë këtyre viteve me afera, krime, vrasje, dhe skandale, sot më shumë se kurrë është e qartë se prioriteti i kreut të saj nuk është interesi i përgjithshëm, por përfitimi personal dhe familjar. Ali Ahmeti është i gatshëm të sakrifikojë çdo vlerë dhe interes të përbashkët për mbrojtjen e familjes së ngushtë të tij.
Prandaj, kushdo që bashkëpunon me këtë BDI nuk mund të quhet i paditur apo naiv – ai është bashkëpunëtor i vetë krimit, për interesa personale apo klanore.
The post Ish deputeti i PDSH, tani deputet i VLEN: Bashkëpunimi me BDI është bashkëpunim me krimin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .