Ish-këshilltari i Trump kërkon dëbimin e djalit të Netanyahut nga SHBA dhe dërgimin e tij në luftë kundër Iranit
Ish-këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Bannon, ka shkaktuar reagime të forta pasi kërkoi publikisht që djali i kryeministrit izraelit, Yair Netanyahu, të dëbohet nga Shtetet e Bashkuara dhe të dërgohet në vijën e parë të frontit, në mes të përshkallëzimit të konfliktit me Iranin, shkruan InfoShqip. Duke folur në platformën “Real America’s Voice”, […] The post Ish-këshilltari i Trump kërkon dëbimin e djalit të Netanyahut nga SHBA dhe dërgimin e tij në luftë kundër Iranit appeared first on InfoShqip.com.
Ish-këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Bannon, ka shkaktuar reagime të forta pasi kërkoi publikisht që djali i kryeministrit izraelit, Yair Netanyahu, të dëbohet nga Shtetet e Bashkuara dhe të dërgohet në vijën e parë të frontit, në mes të përshkallëzimit të konfliktit me Iranin, shkruan InfoShqip.
Duke folur në platformën “Real America’s Voice”, Bannon vuri në pikëpyetje praninë e Yair Netanyahu në Miami, ndërkohë që situata në Lindjen e Mesme po tensionohet gjithnjë e më shumë.
“Djali i Netanyahut është në Miami, dëbojeni që nesër,” deklaroi ai, duke i bërë thirrje Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (DHS) të ndërhyjë menjëherë.
“Ku është DHS kur duhet? Kthejeni atje. Veshini uniformën dhe dërgojeni në valën e parë,” shtoi Bannon, në një deklaratë që ka ndezur debat të madh.
Ai nuk u ndal me kaq, por kritikoi edhe princat e shteteve të Gjirit, aleatë të SHBA-së, duke thënë se edhe ata duhet të largohen nga qytete si Londra dhe të dërgohen në front në rast të një përshkallëzimi të luftës, transmeton InfoShqip.
Ndërkohë, Yair dhe vëllai i tij Avner Netanyahu nuk kanë kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Izrael, edhe pse janë në moshë për ta bërë këtë.
Steve Bannon ka shërbyer si këshilltar i lartë gjatë mandatit të parë të Donald Trump dhe mbetet një nga zërat më të fuqishëm të lëvizjes “Make America Great Again” (MAGA). /InfoShqip.com
The post Ish-këshilltari i Trump kërkon dëbimin e djalit të Netanyahut nga SHBA dhe dërgimin e tij në luftë kundër Iranit appeared first on InfoShqip.com.