Ish-profesori i Kurtit largohet nga Vetëvendosja, kështu e përshkruante kur ishte zgjedhur kryeministër
Profesori universitar, Salem Lepaja, ka njoftuar sot se nuk është më pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Lajmin e ka bërë të ditur, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. “Ju njoftoj se nuk jam më anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV)”, ka shkruar Lepaja në Facebook. Lepaja ka qenë profesor i Kurtit në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike […]
Profesori universitar, Salem Lepaja, ka njoftuar sot se nuk është më pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Lajmin e ka bërë të ditur, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Ju njoftoj se nuk jam më anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV)”, ka shkruar Lepaja në Facebook.
Lepaja ka qenë profesor i Kurtit në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.
Kur Kurti ishte zgjedhur kryeministër, Lepaja e kishte përshkruar se si ka qenë gjatë studimeve.
“Albini si student ishte i shkëlqyer. Fakulteti ynë gjithmonë ka pasur studentë të shkëlqyeshëm por Kurti ishte i veçantë. Ishte student i buzëqeshur dhe gjithmonë i shoqëruar nga shokët. E donte basketbollin. E mbajë në mend që shkrimin në fletore e bënte me shumë pedanteri”, kishte deklaruar ai për media.