ISHP: Në muajin dhjetor, sëmundja akute më e shpeshtë në RMV ishte lija e dhenve
Sëmundja akute më e shpeshtë e regjistruar në muajin dhjetor të vitit të kaluar ishte lija e dhenve (variçela) me gjithsej 1025 persona, shkruhet në buletinin mujor të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), transmeton Portalb.mk. Janë pranuar gjithsej 1.623 raportime për personat që vuajnë nga sëmundje akute infektive (duke përjashtuar Covid-19, grip, tuberkuloz, AIDS, AFP […]
Sëmundja akute më e shpeshtë e regjistruar në muajin dhjetor të vitit të kaluar ishte lija e dhenve (variçela) me gjithsej 1025 persona, shkruhet në buletinin mujor të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), transmeton Portalb.mk.
Janë pranuar gjithsej 1.623 raportime për personat që vuajnë nga sëmundje akute infektive (duke përjashtuar Covid-19, grip, tuberkuloz, AIDS, AFP dhe bartës kronikë të hepatitit B dhe C dhe HIV), që është një rritje prej 92.8 përqind krahasuar me muajin nëntor 2024.
Sipas ndarjes së sëmundjeve infektive akute sipas grupeve, në muajin dhjetor janë raportuar 381 raste të të sëmurëve nga grupi i sëmundjeve të zorrëve dhe numri më i madh i tyre është enterokoliti. Janë 21 raste të salmonelozës, shtatë raste të infeksioneve ushqimore dhe intoksikimeve bakteriale dhe nga një rast të hepatitit viral A dhe kampilobakteriozës.
Në këtë grup raportohet për 30 raste të mononukleozës infektive, nëntë raste të skarlatinës dhe katër raste të kollës së mirë dhe dy raste të shytave infektive.
Në grupin e zoonozave, në muajin dhjetor janë raportuar 11 raste, nga të cilat 10 raportime për tularemi dhe një raport për borreliozë Lyme.