ISHT: Çmimet e produkteve nga “Shporta e Vitit të Ri” janë ulur për 10 përqind

Nga monitorimi te tregtarët me pakicë (marketet), është konstatuar se çmimet e produkteve nga “Shporta e Vitit të Ri” janë ulur për 10 për qind, por janë shtuar rreth 30 produkte të reja (qumësht dhe produkte qumështi, mish dhe produkte mishi, vaj dhe vezë) ku është vërejtur ulje prej 10 për qind deri në 20 […]

dhjetor 26, 2024 - 22:00
 0  4
ISHT: Çmimet e produkteve nga “Shporta e Vitit të Ri” janë ulur për 10 përqind

Nga monitorimi te tregtarët me pakicë (marketet), është konstatuar se çmimet e produkteve nga “Shporta e Vitit të Ri” janë ulur për 10 për qind, por janë shtuar rreth 30 produkte të reja (qumësht dhe produkte qumështi, mish dhe produkte mishi, vaj dhe vezë) ku është vërejtur ulje prej 10 për qind deri në 20 për qind, njoftoi Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT).

Nga aty shtojnë se prej dje inspektorati i tregut është në terren në të gjithë Maqedoninë dhe po kryen kontrolle tek furnitorët, prodhuesit dhe marketet.

“Monitorimi i çmimeve kryhet për produktet që janë pjesë e shportës së Vitit të Ri, por edhe për disa produkte ushqimore bazë që nuk janë pjesë e shportës”, njoftuan nga ISHT-ja.

Në muajin nëntor, siç thuhet në njoftim pati rritje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë, por me nisjen e aksionit “Shporta e Vitit të Ri” u arrit stabilizimi dhe ulja e tyre.

“Tregtarët me pakicë (marketet) në përgjithësi i përmbahen aksionit për uljen e produkteve ushqimore bazë, ndërsa janë konstatuar vërejtje të vogla në lidhje me shënimin e çmimeve, që pas vëretjeve të shqiptuara janë korrigjuar dhe larguar. Tek furnitorët dhe prodhuesit, gjegjësisht tregtarët me shumicë, kontrollet janë në vazhdim dhe pas përfundimit të tyre do të informojmë opinionin për gjendjen faktike të konstatuar”, thuhet në njoftimin e ISHT-së.