Izet Mexhiti përpiqet të zgjedhë fjalët me kujdes për të relativizuar debaklin zgjedhor të Albin Kurtit në Kosovë
Kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe eksponenti i VLEN-it qeveritar, Izet Mexhiti, ka përgëzuar zhvillimin e suksesshëm të zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke i vlerësuar ato si shembull të demokracisë dhe The post Izet Mexhiti përpiqet të zgjedhë fjalët me kujdes për të relativizuar debaklin zgjedhor të Albin Kurtit në Kosovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe eksponenti i VLEN-it qeveritar, Izet Mexhiti, ka përgëzuar zhvillimin e suksesshëm të zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke i vlerësuar ato si shembull të demokracisë dhe pjekurisë institucionale.
“Kosova dje dëshmoi se është një shtet me institucione të pjekura dhe me qytetarë që besojnë në ndryshim përmes votës. Zgjedhjet lokale të vitit 2025 ishin shembull i demokracisë dhe i përkushtimit ndaj së ardhmes, me zgjedhje të lira, të rregullta dhe pa asnjë eksces, me rezultate të publikuara në kohë rekorde, ashtu si në vendet më të zhvilluara,” – ka deklaruar Mexhiti.
Ai ka theksuar gjithashtu suksesin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e cilësuar rezultatin e tyre si tregues të rritjes së besimit qytetar në politikën e ndershme.
“Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit shënoi një sukses të jashtëzakonshëm: fitoi në tri komuna dhe është në balotazh në dymbëdhjetë të tjera, duke treguar se po konsolidohet gjithnjë e më shumë edhe në nivel lokal. Ky rezultat është tregues i besimit qytetar në politikën e ndershme, në vizionin zhvillimor dhe në qeverisje të drejtë,” – ka shtuar ai.
Në fund, Mexhiti ka përcjellë urimet për Kurtin dhe ekipin e tij:
“Urime i dashur Albin, dhe gjithë ekipit të Vetëvendosjes, për këtë fitore që hap një kapitull të ri për Kosovën!” Gazeta Flaka
The post Izet Mexhiti përpiqet të zgjedhë fjalët me kujdes për të relativizuar debaklin zgjedhor të Albin Kurtit në Kosovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
