Pas Vrapçishtit, TDP dhe AKI thellojnë bashkëpunimin edhe në Tearcë
Pas komunës së Vrapçishtit, ku TDP lidhi bashkëpunim me Isen Shabanin nga AKI, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Tearcës, Nazim Taipi, bashkë me Kryetarin e The post Pas Vrapçishtit, TDP dhe AKI thellojnë bashkëpunimin edhe në Tearcë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Pas komunës së Vrapçishtit, ku TDP lidhi bashkëpunim me Isen Shabanin nga AKI, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Tearcës, Nazim Taipi, bashkë me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe deputetin Halil Snopçe, takuan deputetin Bejxhan Iljaz dhe strukturat e Partisë Demokratike Turke (TDP) në Tearcë.
Në këtë takim miqësor u diskutua për programin e kandidatit të AKI-së, Nazim Taipi për komunën e Tearcës si ndan ide dhe u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë gjatë katër viteve të ardhshme.
“Bashkë me Kryetarin z. Arben Taravari dhe deputetin z. Halil Snopçe, takuam deputetin z. Bejxhan Iljaz dhe strukturat e TDP-së në Tearcë.
Në këtë takim miqësor diskutuam për programin tonë, ndamë ide dhe u dakorduam për bashkëpunim të ngushtë gjatë katër viteve të ardhshme.
Ky është shembulli i politikës që bashkon. #BASHKË për Tearcën që duam, me Tearcën në zemër!”, përfundon Taipi.
The post Pas Vrapçishtit, TDP dhe AKI thellojnë bashkëpunimin edhe në Tearcë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
