Izmaku, NISMA: Intervistimet nga Prokuroria hedhin hije të besueshmërisë mbi premtimin se ‘do të qeverisin me duar të pastra’

Anëtarja e kryesisë së NISMA-së, Xhevahire Izmaku thotë se intervistimi i zyrtarëve të Qeverisë është tregues i rrezikshëm i udhëheqjes së Kosovës. Ajo thekson për “Front Online” se intervistimet nga Prokuroria hedhin hije mbi premtimin e pushtetit se ‘do të qeverisin me duar të pastra’. “Intervistimi i zyrtarëve të lartë të Qeverisë nga Prokuroria Speciale

Nëntor 13, 2024 - 11:00
 0  8
Izmaku, NISMA: Intervistimet nga Prokuroria hedhin hije të besueshmërisë mbi premtimin se ‘do të qeverisin me duar të pastra’
izmaku,-nisma:-intervistimet-nga-prokuroria-hedhin-hije-te-besueshmerise-mbi-premtimin-se-‘do-te-qeverisin-me-duar-te-pastra’

izmaku,-nisma:-intervistimet-nga-prokuroria-hedhin-hije-te-besueshmerise-mbi-premtimin-se-‘do-te-qeverisin-me-duar-te-pastra’


Anëtarja e kryesisë së NISMA-së, Xhevahire Izmaku thotë se intervistimi i zyrtarëve të Qeverisë është tregues i rrezikshëm i udhëheqjes së Kosovës.

Ajo thekson për “Front Online” se intervistimet nga Prokuroria hedhin hije mbi premtimin e pushtetit se ‘do të qeverisin me duar të pastra’.

“Intervistimi i zyrtarëve të lartë të Qeverisë nga Prokuroria Speciale është një tregues i rrezikshëm për mënyrën se si po udhëhiqet vendi ynë. Qeveria ka premtuar një qeverisje me duar të pastra, por veprimet dhe situatat e fundit hedhin hije mbi besueshmërinë e këtij zotimi”, deklaroi ajo.

Tutje, Izmaku ka kërkuar hetim të plotë mbi çdo rast të keqpmenaxhimit e abuzimit të detyrës zyrtare.

“Kërkojmë një hetim të pavarur dhe të plotë mbi çdo rast të dyshuar keqmenaxhimi apo abuzimi me detyrën, si dhe kërkojmë që Prokuroria të trajtojë çdo individ me integritet dhe profesionalizëm të plotë”, deklaroi Izmaku.

Intervistimi i ministres së Ekonomisë u konfirmua edhe nga PSRK-ja.

Përmes një komunikate për media, ku u tha se intervistimi u bë me ftesë të kësaj prokurorie, për një çështje penale të cilën e ka në hetim.

“Prokuroria Speciale informon se sot, ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, thuhej në njoftim./FrontOnline