Izraeli e konfirmon: Kabineti i sigurisë votoi pro marrëveshjes së armëpushimit me Libanin

Kabineti i sigurisë i Izraelit votoi pro marrëveshjes së armëpushimit me Libanin. Kabineti kombëtar i sigurisë i Izraelit ka votuar për miratimin e një marrëveshjeje armëpushimi në Liban me rezultat 10-1, sipas zyrës së kryeministrit. Në një mesazh në platformën X, thuhet se Izraeli “vlerëson kontributin e SHBA-së në këtë proces”. Aty thuhet se kryeministri

Nëntor 27, 2024 - 02:00
 0  6
Izraeli e konfirmon: Kabineti i sigurisë votoi pro marrëveshjes së armëpushimit me Libanin
izraeli-e-konfirmon:-kabineti-i-sigurise-votoi-pro-marreveshjes-se-armepushimit-me-libanin

izraeli-e-konfirmon:-kabineti-i-sigurise-votoi-pro-marreveshjes-se-armepushimit-me-libanin

Kabineti i sigurisë i Izraelit votoi pro marrëveshjes së armëpushimit me Libanin.

Kabineti kombëtar i sigurisë i Izraelit ka votuar për miratimin e një marrëveshjeje armëpushimi në Liban me rezultat 10-1, sipas zyrës së kryeministrit.

Në një mesazh në platformën X, thuhet se Izraeli “vlerëson kontributin e SHBA-së në këtë proces”.

Aty thuhet se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu bisedoi sonte me presidentin amerikan, Joe Biden dhe e falënderoi për përfshirjen në arritjen e marrëveshjes në Liban.

Ndërkohë, lideri amerikan deklaroi se marrëveshja e arritur e sonte do të hyjë në fuqi nesër në orën 04:00, sipas orës lokale.

“Lufta përgjatë kufirit Izrael-Liban do të mbarojë. Kjo është menduar të jetë një ndalje e përhershme e armiqësive. Ajo që ka mbetur nga Hezbollah dhe organizatat e tjera terroriste nuk do të lejohet të kërcënojnë më sigurinë”, tha ai.

Duke shpjeguar planin, presidenti amerikan thotë se gjatë 60 ditëve të ardhshme ushtria libaneze dhe forcat e sigurisë të shtetit do të dislokohen dhe do të rikthejnë kontrollin mbi territorin e tyre, transmeton telegrafi.

Lideri amerikan gjithashtu thotë se SHBA-ja, me mbështetje nga Franca dhe aleatë të tjerë, “ka premtuar të punojë me Izraelin dhe Libanin për të siguruar që marrëveshja të zbatohet”.

Ndryshe, Izraeli muaj më parë ka nisur një ofensivë ushtarake kundër militantëve libanez të Hezbollahut, të cilët iu bashkëngjiten sulmeve të Hamasit.