Maqedonia e Veriut në dy vitet e ardhshme do të jetë anëtare e Këshillit Ekzekutiv në Organizatën për ndalimin e armëve kimike

Në periudhën prej vitit 2025 e deri më 2027, Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarë në Këshillin Ekzekutiv në organizatën për ndalimin e armëve kimike, transmeton Portalb.mk. “Në votimin që u mbajt në Hagë, kandidatura jonë mori 86 vota, në garën e tre shteteve për dy vendet e lira”, sqaroi Ministria për Punë të […]

Nëntor 27, 2024 - 01:00
 0  7
Maqedonia e Veriut në dy vitet e ardhshme do të jetë anëtare e Këshillit Ekzekutiv në Organizatën për ndalimin e armëve kimike
Flamuri i Maqedonisë së Veriut, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në periudhën prej vitit 2025 e deri më 2027, Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarë në Këshillin Ekzekutiv në organizatën për ndalimin e armëve kimike, transmeton Portalb.mk.

“Në votimin që u mbajt në Hagë, kandidatura jonë mori 86 vota, në garën e tre shteteve për dy vendet e lira”, sqaroi Ministria për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme në lidhje me lidhje me rizgjedhjen e RMV-së.

Në këtë garë, në kuadër të sesionit të 29-të, Republika e Çekisë mori 128 vota, Maqedonia e Veriut 86 vota, ndërsa Federata Ruse 56 vota.

“Në periudhën e ardhshme, mbetemi plotësisht të përkushtuar në përforcimin e sigurisë ndërkombëtare dhe zbatimin e Konventës për ndalimin e armëve kimike”, deklaroi ministri Timco Mucunski.