Padi ndaj kompanisë që e dëmtoi buxhetin e shtetit me 772 mijë denarë duke i ikur tatimit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj kompanisë e cila dyshohet se i është shmangur tatimit të vlerës së shtuar dhe tatimit personal, duke e dëmtuar buxhetin e shtetit, transmeton Portalb.mk. “SPB Strumicë ka ngritur kallëzim penal ndaj subjektit juridik nga Strumica dhe 64 vjeçarit J.V. nga Strumica, udhëheqës i subjektit juridik, […]

Nëntor 7, 2024 - 03:00
 0  9
Padi ndaj kompanisë që e dëmtoi buxhetin e shtetit me 772 mijë denarë duke i ikur tatimit
Denarë, foto nga Meta.mk

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj kompanisë e cila dyshohet se i është shmangur tatimit të vlerës së shtuar dhe tatimit personal, duke e dëmtuar buxhetin e shtetit, transmeton Portalb.mk.

“SPB Strumicë ka ngritur kallëzim penal ndaj subjektit juridik nga Strumica dhe 64 vjeçarit J.V. nga Strumica, udhëheqës i subjektit juridik, për shkak dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale – shmangie tatimit”, transmeton Portalb.km.

Raportohet që gjatë vitit 2020 ata nuk kanë kryer pagesën e 446 666 denarëve për tatimin e vlerës së shtuar dhe 325 336 denarë për tatimin personal.