“Jam UÇK”! Protesta në Tiranë, Moisiu: Po mbahen padrejtësisht në burg

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e protestës në Tiranë, për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët. Ai u shpreh se ka takuar në Hagë, ish-krerët e UÇK-së dhe thotë se mbajtja e tyre atje, është e paligjshme. ”Nuk mund të rrija me një anë, është shumë e

tetor 14, 2025 - 21:00
 0
“Jam UÇK”! Protesta në Tiranë, Moisiu: Po mbahen padrejtësisht në burg
“Jam UÇK”! Protesta në Tiranë, Moisiu: Po mbahen padrejtësisht në burg

“Jam UÇK”! Protesta në Tiranë, Moisiu: Po mbahen padrejtësisht në burg

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e protestës në Tiranë, për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët.

Ai u shpreh se ka takuar në Hagë, ish-krerët e UÇK-së dhe thotë se mbajtja e tyre atje, është e paligjshme.

”Nuk mund të rrija me një anë, është shumë e rëndësishme sepse ne nuk duhet t’i mbrojmë jo thjeshtë si individë, por si drejtues në veçanti punën e tyre, goditja ndaj tyre është e padrejtë, por njëherit godet edhe gjakun e njerëzve tanë”.

”Për fat të mirë m’u dha mundësia dhe i kam takuar. Dhe më ka ardhë shumë keq kur i pashë. Është padrejtësi, mbajtja e tyre është e paligjshme atje”.