Dita e Policisë së RMV-së, Mickoski: Misioni juaj është i shenjtë – të ruani rendin, por edhe të ktheni besimin te populli

Në Qendrën e Trajnimit të Ministrisë së Brendshme në Idrizovë (në fushën sportive) sot shënohet Dita e Policisë së Maqedonisë – 7 Maji, transmeton Portalb.mk. Në ngjarje mbajtën fjalime kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike në MPB Aleksandar Janev. “Policia nuk është vetëm uniformë dhe detyrë […]

maj 7, 2025 - 13:00
 0  4
Dita e Policisë së RMV-së, Mickoski: Misioni juaj është i shenjtë – të ruani rendin, por edhe të ktheni besimin te populli
7 Maji - Dita e Policisë së RMV-së. Foto: MPB

Në Qendrën e Trajnimit të Ministrisë së Brendshme në Idrizovë (në fushën sportive) sot shënohet Dita e Policisë së Maqedonisë – 7 Maji, transmeton Portalb.mk.

Në ngjarje mbajtën fjalime kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike në MPB Aleksandar Janev.

“Policia nuk është vetëm uniformë dhe detyrë zyrtare. Policia është njeri. Njeri që zgjohet më herët se të gjithë, del në terren dhe përballet me rreziqe nga të cilat ne të gjithë përpiqemi të mbrohemi. Ai njeri – polici – nuk mendon vetëm për sigurinë e tij, por edhe për tonën. Misioni juaj është i shenjtë – të ruani rendin, por edhe të ktheni besimin tek populli. Siguria nuk është vetëm statistikë. Është ndjenjë. Është kur një prind pa frikë e dërgon fëmijën e tij në shkollë. Kur një nënë kthehet e qetë në shtëpi në orët e vona. Kur çdo qytetar e di që shteti qëndron pas tij. Këtë ndjenjë na e dhuroni ju – policët”, tha ndër të tjera Mickoski.

Në shënimin e Ditës së Policisë së Maqedonisë marrin pjesë ministra, të ftuar të tjerë dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Maqedoni.

Në kuadër të shënimit të kësaj dite janë paraparë edhe ekspozitë dhe prezantim i pajisjeve nga njësi të ndryshme policore.