RMV-ja është vendi i parë nga rajoni që ka nënshkruar Partneritetin për siguri dhe mbrojtje me Bashkimin Evropian
Marrëveshja për Partneritetin për siguri dhe mbrojtje ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian u nënshkrua sot në Bruksel. Marrëveshja u nënshkruar nga ministri për punë të jashtme, Timco Mucinski, transmeton Portalb.mk. “Sot në Bruksel, me kënaqësi të madhe, së bashku me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozef Borell, kam nënshkruar […]


Marrëveshja për Partneritetin për siguri dhe mbrojtje ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian u nënshkrua sot në Bruksel. Marrëveshja u nënshkruar nga ministri për punë të jashtme, Timco Mucinski, transmeton Portalb.mk.
“Sot në Bruksel, me kënaqësi të madhe, së bashku me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozef Borell, kam nënshkruar Partneritetin për siguri dhe mbrojtje, duke u bërë vendi i parë nga rajoni që e ka nënshkruar këtë dokument të rëndësishëm me Bashkimin Evropian”, deklaroi Mucunski, duke theksuar kontributin e Maqedonisë së Veriut për thellimin e partneritetit për qëllimet e përbashkëta.
Ai e vlerësoi këtë marrëveshje si një shenjë për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të vazhdueshëm me BE-në dhe një garanci se jemi në rrugën eurointegruese.
Ministri falënderoi Bashkimin Evropian për besimin e dhënë dhe përkushtimin në këtë partneritet, duke e vlerësuar këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm për një Evropë më të fortë dhe të bashkuar.