Jasharaj: Nëse s’ka dialog me Qeverinë, ka protesta e greva
Rrahman Jasharaj, kreu i SBASHK-ut ka paralajmëruar se nëse Qeveria e re nuk angazhohet për një dialog të sinqertë dhe nuk i merr parasysh kërkesat e sindikatave, SBASHK-u nuk përjashton mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve sindikale, përfshirë protestat dhe grevat. Ai ka theksuar se çdo vendim do të merret në koordinim me anëtarësinë e sindikatës


Rrahman Jasharaj, kreu i SBASHK-ut ka paralajmëruar se nëse Qeveria e re nuk angazhohet për një dialog të sinqertë dhe nuk i merr parasysh kërkesat e sindikatave, SBASHK-u nuk përjashton mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve sindikale, përfshirë protestat dhe grevat.
Ai ka theksuar se çdo vendim do të merret në koordinim me anëtarësinë e sindikatës, duke ndjekur vullnetin e tyre për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e punëtorëve.
“Urojmë që të kemi një Qeveri që e do dialogun e i mbështet sindikatat për të mos pasur pastaj arsye për veprime sindikale por nëse kjo nuk ndodh i mbetet anëtarësisë të vendosur sepse ne veprojmë sipas zërit të anëtarësisë dhe kur nuk ka dialog pastaj vijnë protestat e greva të cilat nuk mund t’i përjashtojmë sepse kjo varet nga qeveria që vjen ‘’, përfundoi Jasharaj.