Osmani takon udhëheqësit e autoriteteve të sigurisë pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit
Presidenca e Kosovës ka njoftuar se presidentja Vjosa Osmani të shtunën i ka takuar udhëheqësit e autoriteteve të sigurisë, një ditë pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-Potok. Ajo ka shkruar në Facebook se i takuar ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e Forcës së Sigurisë, Bashkim Jashari, dhe drejtorin e Agjencisë Kosovare për
Presidenca e Kosovës ka njoftuar se presidentja Vjosa Osmani të shtunën i ka takuar udhëheqësit e autoriteteve të sigurisë, një ditë pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-Potok.
Ajo ka shkruar në Facebook se i takuar ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e Forcës së Sigurisë, Bashkim Jashari, dhe drejtorin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Petrit Ajeti.
“Në këto takime u diskutua për situatën e shkaktuar nga sulmi në kanalin Ibër-Lepenc dhe masat që kanë ndërmarrë institucionet tona për ta menaxhuar situatën e krijuar. Presidentja Osmani ka shprehur vlerësim të lartë dhe mirënjohje për të gjitha institucionet e Kosovës për menaxhimin e suksesshëm të situatës së krijuar”, thuhet në njoftim të Presidencës.