Junikasit mbushin sallën për Ruzhdi Shehun: Premtimet u bënë realitet, vazhdojmë +4!

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen e madhe në tubimin e sontëm elektoral. Ai tha se përkrahja e treguar është forca që e motivon ekipin e tij të vazhdojë më tutje me punë dhe përkushtim për të gjithë junikasit, pa dallim, raporton ORAinfo. Tutje […]

shtator 20, 2025 - 00:00
 0
Junikasit mbushin sallën për Ruzhdi Shehun: Premtimet u bënë realitet, vazhdojmë +4!

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen e madhe në tubimin e sontëm elektoral.

Ai tha se përkrahja e treguar është forca që e motivon ekipin e tij të vazhdojë më tutje me punë dhe përkushtim për të gjithë junikasit, pa dallim, raporton ORAinfo.

Tutje Shehu theksoi se premtimet e dhëna gjatë mandatit të parë tashmë janë bërë realitet dhe se me mandatin e dytë synon të kompletojë transformimin e plotë të Junikut.

Ai shprehu mirënjohje të veçantë për qytetarët, mërgatën, të rinjtë, gratë dhe kategoritë e dala nga lufta për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

“Faleminderit të gjithë juve që sot keni qenë të pranishëm në tubimin e LDK për zgjedhjet lokale 2025. Përkrahja juaj kaq e madhe, për ne është forcë që të vazhdojmë më tutje, me punë dhe përkushtim për të gjithë junikasit pa dallim. Premtimet e bëra për mandatin e parë sot janë realitet. Prandaj të bashkuar do të vazhdojmë me mandatin e dytë, për të kompletuar transforimin e plotë të Junikut. Faleminderit qytetarëve në Junik. Faleminderit mërgatës së Junikut. Faleminderit të rinjëve, grave, kategorive të dalura nga lufta, dhe të gjithë junikasve për mbështetjen tuaj”, tha ai.

“Urime Junik, vazhdojmë +4,” përfundoi Shehu mesazhin e tij. /ORAinfo/