Kabineti Gashit demanton, por Saliu shpalos dokument për udhëtimin në Beograd

Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka dalë me një demant në lidhje me akuzat e paraqitura në një emision në rrjetet sociale. “Në lidhje me akuzat The post Kabineti Gashit demanton, por Saliu shpalos dokument për udhëtimin në Beograd appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 18, 2025 - 00:30
 0
Kabineti Gashit demanton, por Saliu shpalos dokument për udhëtimin në Beograd

Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka dalë me një demant në lidhje me akuzat e paraqitura në një emision në rrjetet sociale.

“Në lidhje me akuzat e paraqitura, theksojmë se përmbajtja është tendencioze, e mbushur me pasaktësi dhe synon qartë t’i shtrembërojë faktet dhe ta manipulojë opinionin publik. Më konkretisht, udhëtimi i datës 27 tetor 2024 nuk ka qenë vizitë në Beograd, siç është pretenduar në mënyrë të rreme, por vizitë në Preshevë,” thuhet në reagimin e Kabinetit.

Nga Kabineti shtohet se deri më tani asnjë gazetar apo medium nuk ka parashtruar pyetje për këtë çështje, gjë që sipas tyre, “konfirmon karakterin joprofesional dhe joetik të publikimit”.

Po ashtu theksohet se Kryetari i Kuvendit, sipas ligjit, është i detyruar të jetë nën përcjellje të vazhdueshme të shërbimit të sigurisë së MPB-së. “Paraqitja e këtij detyrimi ligjor si ‘sensacion’ është tendencë për mashtrim të opinionit dhe veprim i papërgjegjshëm,” shtohet në demant.

“Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, vazhdon t’i kryejë përgjegjësitë e tij me transparencë të plotë dhe përkushtim institucional. Asnjë manipulim nuk mund ta zbehë punën e tij, ndërsa Kuvendi mbetet i hapur, llogaridhënës dhe i përkushtuar në shërbim të qytetarëve,” përfundon reagimi i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit.

Mirëpo, pas këtij demanti, ka reaguar gazetari Furkan Saliu, i cili ka publikuar një dokument ku sipas tij konfirmohet vizita e paralajmëruar në Beograd.

Në dokumentin e publikuar thuhet:

“Ju njoftoj se z. Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbajtës i pasaportës diplomatike nr. (…), do të realizojë një vizitë private në Beograd, Republika e Serbisë, më 27 tetor 2024.”

Ky dokument, sipas Saliut, bie ndesh me pretendimet e Kabinetit se udhëtimi nuk ka qenë drejt Beogradit. Flaka

The post Kabineti Gashit demanton, por Saliu shpalos dokument për udhëtimin në Beograd appeared first on Flaka, në çdo lajm... .