Kajtazi: Dërgimi i FSK-së në Gaza afirmon ushtrinë dhe shtetin e Kosovës

Njohësi i çështjeve të sigurisa cilësuar si një arritje të rëndësishme për Kosovën vendimin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Gaza, pas vendimit të Qeverisë. Sipas tij, zhvillimi i kapaciteteve të sigurisë në vend ka qenë një proces i gjatë historik. “Është e arritur për Kosovën. FSK ka bazën që nga

Prill 1, 2026 - 13:00
Kajtazi: Dërgimi i FSK-së në Gaza afirmon ushtrinë dhe shtetin e Kosovës
kajtazi:-dergimi-i-fsk-se-ne-gaza-afirmon-ushtrine-dhe-shtetin-e-kosoves

kajtazi:-dergimi-i-fsk-se-ne-gaza-afirmon-ushtrine-dhe-shtetin-e-kosoves

Njohësi i çështjeve të sigurisa cilësuar si një arritje të rëndësishme për Kosovën vendimin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Gaza, pas vendimit të Qeverisë.

Sipas tij, zhvillimi i kapaciteteve të sigurisë në vend ka qenë një proces i gjatë historik.

“Është e arritur për Kosovën. FSK ka bazën që nga viti 1991 i grupeve të para të trajnimeve në Shqipëri, pastaj formimi i UÇK-së, TMK-ja e më pas FSK-ja dhe kjo ka qenë rrugë e gjatë”, u shpreh Kajtazi.

Ai theksoi se ftesa për pjesëmarrje në një mision të tillë ndërkombëtar është dëshmi e avancimit të ushtrisë së Kosovës.

“Fakti që është ftuar ushtria jonë të jetë pjesë e përmasave të tilla, çfarë është gjendja në Gaza, sigurisht se është një e arritur”, tha ai për FrontOnline.

Duke folur për kapacitetet e FSK-së, Kajtazi vlerësoi se ato janë të mjaftueshme për misionin që pritet të kryhet.

“A ka kapacitete? Për misionin që do kryej atje ka kapacitete sepse ata që i kryejnë këto i llogarisin edhe ata që marrin pjesë në përmbushjen e këtyre misioneve”, theksoi ai.

Në fund, ai shtoi se përfshirja në një operacion të tillë ndërkombëtar kontribuon në rritjen e imazhit të vendit dhe të ushtrisë së saj.

“Është një gjë që e afirmon ushtrinë, e afirmon Kosovën, pavarësisht rreziqeve që mund të ekspozohen”, përfundoi Kajtazi.