Kallëzim penal nga Sindikata e Ushtarëve kundër ish-ministres së mbrojtjes Sllavjanka Petrovska

Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë (SPUP) ka paraqitur kallëzim penal kundër ish-ministres së Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska për shkak të dyshimit se ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke penguar lëvizjen sindikaliste dhe punën e e tyre për përmirësimin e të drejtave të pjesëtarëve të Ushtrisë, raporton 360 Gradë. Kryetari i Sindikatës Aleksandar Naskovski tha se në […]

Nëntor 7, 2024 - 16:00
 0  6
Kallëzim penal nga Sindikata e Ushtarëve kundër ish-ministres së mbrojtjes Sllavjanka Petrovska
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, foto: Anadolu Agency

Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë (SPUP) ka paraqitur kallëzim penal kundër ish-ministres së Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska për shkak të dyshimit se ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke penguar lëvizjen sindikaliste dhe punën e e tyre për përmirësimin e të drejtave të pjesëtarëve të Ushtrisë, raporton 360 Gradë.

Kryetari i Sindikatës Aleksandar Naskovski tha se në periudhën prej 1 dhjetor 2023 deri më 28 maj 2024 ka ndërprerë funksionimin e Sindikatës në kundërshtim me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës.

“Ka ndërprerë pagesën e anëtarësimit në kundërshtim me Marrëveshjen Kolektive të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ka ngrirë anëtarësimin dhe me të gjitha këto penguan lëvizjen sindikale të Sindikatës”, tha Aleksandar Naskovski.

Ai theksoi se Sindikata e Ushtarëve Profesionistë do të protestojë para Qeverisë nëse siç tha ai nuk ndalet bllokimi dhe krimi ndaj Sindikatës në një kohë sa më të shkurtër.

Naskovski tha se problemin ia kanë adresuar ministrit Vlado Misajlovski, nga i cili janë injoruar, tri herë te Qeveria, prej nga e kanë bartur përgjegjësinë te Ministria e Mbrojtjes, por edhe te presidentja dhe dhe komandantja supreme e ushtrisë nga ku nuk kanë marrë përgjigje deri më tani.

“Ky krim ka 11 muaj që vazhdon. Duhet të ketë dialog social, jo bllokim dhe vjedhje nga Sindikata. Ushtarët profesionistë kërkojnë zgjidhjen e statusit të tyre, të drejtën e pensionit pas 45 vjeç dhe shndërrimin e marrëdhënies së punës në afat të pacaktuar”, tha Naskovski.

Ai ka akuzuar se struktura të caktuara në Ministrinë e Mbrojtjes kanë penguar prej kohësh ushtarët profesionistë dhe Sindikatat çdoherë kur shtarët kërkojnë të drejtat e tyre.