Kanalet e komunikimit, Saliu: Thelbi i demokracisë është bashkëpunimi ndërpartiak!

Narativi pse Izet Mexhiti ka të drejtë të ketë komunikim me BDI-në e Arben Taravari jo, ka ngjallur debat në qarqet politike. Për gazetarin dhe analistin politik Urim Saliu, shprehet The post Kanalet e komunikimit, Saliu: Thelbi i demokracisë është bashkëpunimi ndërpartiak! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 27, 2025 - 00:00
 0  5
Kanalet e komunikimit, Saliu: Thelbi i demokracisë është bashkëpunimi ndërpartiak!

Narativi pse Izet Mexhiti ka të drejtë të ketë komunikim me BDI-në e Arben Taravari jo, ka ngjallur debat në qarqet politike. Për gazetarin dhe analistin politik Urim Saliu, shprehet se thelbi i demokracisë është bashkëpunimi ndërpartiak sepse koalicionet ndryshojnë në varësi të zhvillimeve politike.

Sipas tij, raport midis .Mexhitit dhe BDI-së ka një hakmarrje politike që kalon gjithë kufijtë, dhe se në të kaluarën kishte komunikime mes po të njëjtëve aktorë politikë dhe jo acarime të tilla që po kalojnë në ekstrem.

“Partitë i forcon të qenurit në pushtet.Në.këtë drejtim BDI është treguar me e hapur për bashkëpunime me partitë tjera shqiptare sepse në koalicion me LSDM-në i kishte të gjitha një nga një po në atë ndarje të pushtetit. Ishte po ky Ali Ahmet që u bënte vend në bashkëqeverisje dhe është po i tillë sot, ndonëse në opozitë. Atë kohë kishte komunikime mes po të njëjtëve aktorë politikë dhe jo acarime të tilla që po kalojnë në ekstrem. Por duket se në raport midis z.Mexhiti dhe BDI-së ka një hakmarrje politike që kalon gjithë kufijtë. Kjo po bëhet gati e neveritshme sepse krijon përçarje të thella brenda shqiptare që reflektojnë edhe te votuesit.Si ka mundësi që Mickovski të takohet me kundërshtarin e tij direkt politik Filipçen dhe Taravari për shembull mos ketë të tilla komunikime me Ali Ahmetin”, tha Saliu.

Ai shton se thelbi i demokracisë është bashkëpunimi ndërpartiak sepse koalicionet ndryshojnë në varësi të zhvillimeve politike.

“Kur ka mundur të bashkohen më koalicione Alternativa me Besën dhe Sela me Thaçin, çdo gjë është e mundshme në politikën e çekuilibruar shqiptare që përplasjet i kanë mes njëri-tjetrit,por që këtë e shfrytëzon politika maqedonase që po realizon qëllimet e veta duke i përplasur partitë tona”, përfundon Saliu në një prononcim për Agjencinë e lajmeve Flaka. Flaka Media

The post Kanalet e komunikimit, Saliu: Thelbi i demokracisë është bashkëpunimi ndërpartiak! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .