BDI-ja e Gostivarit mbledh ish-bartësit e funksioneve nga viti 2002

Në kuadër të aktiviteteve të Shtabit Politik të Degës së BDI-së në Gostivar, sonte u mbajt një takim i veçantë me ish-bartësit e funksioneve të BDI-së nga viti 2002 e The post BDI-ja e Gostivarit mbledh ish-bartësit e funksioneve nga viti 2002 appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 27, 2025 - 00:00
 0  10
BDI-ja e Gostivarit mbledh ish-bartësit e funksioneve nga viti 2002

Në kuadër të aktiviteteve të Shtabit Politik të Degës së BDI-së në Gostivar, sonte u mbajt një takim i veçantë me ish-bartësit e funksioneve të BDI-së nga viti 2002 e këndej – figura kyçe që me të drejtë cilësohen si themelues dhe veteranë të partisë.

“Takimi, i udhëhequr nga Shefi i Shtabit Politik për Gostivarin, z. Talat Xhaferi, shërbeu si platformë reflektimi dhe bashkëbisedimi mbi rrugëtimin politik të deritanishëm dhe sfidat aktuale. U vlerësua lart kontributi historik i këtyre personaliteteve dhe u diskutua për mënyrat konkrete se si përvoja e tyre mund të ndihmojë në forcimin e strukturave dhe rritjen e përfshirjes qytetare”‘, tha Valdet Xhaferi, kryetar dege.

Në këtë takim u ritheksua edhe një herë qëndrimi i qartë i BDI-së për drejtësi të barabartë dhe refuzimin e çdo forme të selektivitetit politik.

“BDI në Gostivar mbetet e vendosur të ndërtojë ura bashkëpunimi ndërmjet brezave, duke u mbështetur në përvojën, besimin dhe vlerat që na kanë sjellë deri këtu”, përfundoi Xhaferi. Flaka Media

The post BDI-ja e Gostivarit mbledh ish-bartësit e funksioneve nga viti 2002 appeared first on Flaka, në çdo lajm... .