Kaosi i trafikut merr jetë – edhe një viktimë në rrugët e Çairit
Një person ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi pasditen e sotme në lagjen Çair të Shkup. Viktima ishte duke drejtuar një motoçikletë në momentin e The post Kaosi i trafikut merr jetë – edhe një viktimë në rrugët e Çairit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Një person ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi pasditen e sotme në lagjen Çair të Shkup. Viktima ishte duke drejtuar një motoçikletë në momentin e përplasjes.
Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, rrethanat e aksidentit ende nuk janë sqaruar plotësisht. Përplasja ka qenë e fortë dhe motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vend.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë ekipet e ndihmës së shpejtë, të cilat vetëm kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërkohë, policia ka kryer këqyrjen e vendit të aksidentit dhe pritet që hetimet të sqarojnë rrethanat që çuan në këtë tragjedi. Gazeta Flaka
The post Kaosi i trafikut merr jetë – edhe një viktimë në rrugët e Çairit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .