Kasami: Presidentja të ndërmarrë masa, nëse vërtetohet se personat kanë precedent kriminel dhe se nuk do të duhej të ishin në listën për falje

Bilall Kasami nga VLEN thotë se pret qasje më serioze të presidentes Gordana Siljanovska Davkova dhe të Komisionit në kuadër të Presidencës në lidhje me faljet, përcjell TV21. Kasami tha se shpreson që nëse vërtetohen informacionet në publik, presidentja të ndërmerr masa adekuate. “Të falen ata persona të cilët vërtet e meritojnë faljen dhe jo […] The post Kasami: Presidentja të ndërmarrë masa, nëse vërtetohet se personat kanë precedent kriminel dhe se nuk do të duhej të ishin në listën për falje appeared first on InfoShqip.com.

tetor 25, 2024 - 03:01
 0  8
Kasami: Presidentja të ndërmarrë masa, nëse vërtetohet se personat kanë precedent kriminel dhe se nuk do të duhej të ishin në listën për falje

Bilall Kasami nga VLEN thotë se pret qasje më serioze të presidentes Gordana Siljanovska Davkova dhe të Komisionit në kuadër të Presidencës në lidhje me faljet, përcjell TV21. Kasami tha se shpreson që nëse vërtetohen informacionet në publik, presidentja të ndërmerr masa adekuate.

“Të falen ata persona të cilët vërtet e meritojnë faljen dhe jo si ky rast i cili mund të jetë edhe jo i hijshëm për vet vendimmarrjen që është bërë në kuadër të Presidencës, por këtu unë do ta kisha apostrofuar Komisionin për Falje. Besoj që presidentja do ta marrë seriozisht këtë çështje dhe do të marrë masa adekuate nëse konfirmohen informatat e opinionit që disa nga ata persona janë me precedent kriminel dhe nuk do të duhej të ishin në listën për falje”, tha mes tjerash Kasami./tv21.tv

The post Kasami: Presidentja të ndërmarrë masa, nëse vërtetohet se personat kanë precedent kriminel dhe se nuk do të duhej të ishin në listën për falje appeared first on InfoShqip.com.