BDI: VLEN nuk ka dije dhe takat të bëj më tepër për nxënësit dhe studentët shqiptar

BDI sot ka akuzuar koalicionin VLEN se nuk po i realizon premtimet parazgjedhore. “Kuptohet, theksi i dështimeve ka të bëjë drejtëpërdrejtë me interesat e komunitetit shqiptar, ku disa prej veprimeve janë të mirëmenduara nga partneri i madh i koalicionit, e për të cilin partneri i vogël VLEN nuk ka dijeni e guxim për të bërë […]

tetor 11, 2024 - 18:00
 0  5
BDI: VLEN nuk ka dije dhe takat të bëj më tepër për nxënësit dhe studentët shqiptar

BDI sot ka akuzuar koalicionin VLEN se nuk po i realizon premtimet parazgjedhore.

“Kuptohet, theksi i dështimeve ka të bëjë drejtëpërdrejtë me interesat e komunitetit shqiptar, ku disa prej veprimeve janë të mirëmenduara nga partneri i madh i koalicionit, e për të cilin partneri i vogël VLEN nuk ka dijeni e guxim për të bërë diçka më tepër. VLEN premtoi në kampanjë realizimin e Erasmusit shqiptar, respektivisht program për shkëmbim shkencor e professional mes universiteteve shqiptare mes Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë. Pyesim përfaqësuesit e VLEN a gjendet kjo në ndonjë document të Qeverisë a Ministrisë së arsimit dhe shkencës? A është parapa ndonjë denar me rebalansin e buxhetit, apo qoftë edhe me buxhetin e vitit 2025?

VLEN poashtu publikisht mashtroi se qeveria ka alokuar 35 milion euro për kampusin e Universitetit publik ‘Nënë Tereza’, deri më sot asnjë mjet i siguruar as në buxhetin e MASH-it as në buxhetin e universitetit, e vërteta është se me rebalansin e buxhetit u zvogëluan vetëm mjetet për universitetet shqiptare”, thonë nga BDI.

Nga BDI poashtu thonë se kjo qeveri nuk rriti për asnjë denar bursat studentore dhe rritja e fundit ishte nga qeveria e kaluar.

Nga atje auzojnë se VLEN po ashtu i la fëmijët e Çashkes pa mësim dhe pa shkollë duke shkurtuar mjetet nga 8 milion denarë sa duhej të shpenzohen brenda vitit në disa dhjetëra herë më pak.

“Sot nxënësit mësojnë në mekteb dhe kjo paraqet largim institucional dhe sistemor të nxënësve shqiptarë nga shkollat, ngjashëm si një periudhën 1988 në disa komuna shqiptare. Rikujtojmë se vitin e kaluar po këto nxënës mbanin mësim në shkollen ‘Todor Janev’, ku edhe duhet të jenë tani. Kjo qeveri riktheu elementin ortodoks dhe ofendues kundër shqiptarëve në tekstet shkollore – duke quajtur shqiptaret uzurpator ne trojet e veta, edhe atë vetëm pas korrikut dhe pas formimit të qeverisë së re”, thonë nga BDI.