Kate Middleton bën paraqitjen e parë me familjen mbretërore pas kimioterapisë

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, mori pjesë në ngjarjen e saj të parë të madhe me familjen mbretërore në “Festival of Remembrance” në “Royal Albert Hall” të Londrës, i cili u organizua për nder të shërbimit dhe sakrificës së Forcave të Armatosura Britanike dhe të Komonuelthit. Kjo ngjarje, e mbajtur çdo vit nën kujdesin e […]

Nëntor 10, 2024 - 19:00
 0  8
Kate Middleton bën paraqitjen e parë me familjen mbretërore pas kimioterapisë

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, mori pjesë në ngjarjen e saj të parë të madhe me familjen mbretërore në “Festival of Remembrance” në “Royal Albert Hall” të Londrës, i cili u organizua për nder të shërbimit dhe sakrificës së Forcave të Armatosura Britanike dhe të Komonuelthit.

Kjo ngjarje, e mbajtur çdo vit nën kujdesin e Legjionit Mbretëror Britanik, ka një kuptim të thellë emocional dhe bashkon të gjithë anëtarët e familjes mbretërore britanike.

Kate ishte në shoqërinë e bashkëshortit të saj, Princit William, në këtë moment të veçantë.

Paraqitja e Kate në publik është veçanërisht e rëndësishme, pasi shënon ngjarjen e saj të parë të madhe me familjen mbretërore që kur ajo postoi një video më 9 shtator se kishte përfunduar kimioterapinë.

Kujtojmë se Princi William së fundmi ka treguar për mediat se ky vit ka qenë ndoshta më i vështiri në jetën e tij, ku ka folur për gruan dhe mbretin Charles.

Pas kancerit të prostatës së mbretit Charles dhe diagnozës së Princeshës Kate Middleton, princi foli hapur për jetën e tij për Daily Mail.

Ai ishte në një vizitë zyrtare në ‘Cape Town’ në Republikën e Afrikës së Jugut dhe në një intervistë emocionuese tha se muajt e fundit kanë qenë shumë të vështirë për të.

Foto: Getty Images

Megjithatë, zbuloi se Kate dhe Mbreti Charles tani po ecin mirë dhe se ai është krenar sepse ata “i kanë luftuar betejat e tyre shëndetësore me kaq dinjitet dhe guxim.