Keira Knightley për skenën e pakëndshme nga filmi “Love Actually”: Ishte rrëqethëse

Keira Knightley ishte vetëm 17 vjeçe kur luajti në filmin e famshëm “Love Actually”. Kjo komedi romantike, e cila u shfaq në vitin 2003, fitoi statusin e një prej filmave më të dashur të Krishtlindjeve vetëm pak vite pas publikimit. Filmi ndjek historitë e ndërthurura të personazheve të ndryshëm, përfshirë Xhulietën, të luajtur nga Keira […]

dhjetor 16, 2024 - 14:01
 0  6
Keira Knightley për skenën e pakëndshme nga filmi “Love Actually”: Ishte rrëqethëse

Keira Knightley ishte vetëm 17 vjeçe kur luajti në filmin e famshëm “Love Actually”.

Kjo komedi romantike, e cila u shfaq në vitin 2003, fitoi statusin e një prej filmave më të dashur të Krishtlindjeve vetëm pak vite pas publikimit.

Filmi ndjek historitë e ndërthurura të personazheve të ndryshëm, përfshirë Xhulietën, të luajtur nga Keira Knightley (39-vjeçe).

Foto: Screenshot/YouTube

Në fillim të filmit, Xhulieta martohet me Pjetrin, por më vonë zbulohet se edhe shoku i tij më i mirë Mark është i dashuruar me të. Në një skenë tjetër të famshme, Marku arrin në derën e saj, interpreton këngën “Silent Night” dhe rrëfen ndjenjat e tij mbi një fletë shënimesh, duke shtuar se Krishtlindjet janë një kohë për të thënë të vërtetën dhe më pas largohet.

Knightley zbuloi për Los Angeles Times se ajo ishte gjithmonë pak e pakëndshme me skenën. Regjisori i filmit Richard Curtis, i cili është miku i saj i ngushtë sot, i kërkoi asaj të përsëriste skenën.

“Ai tha se po shikoja në mënyrë të sikletshme në sytë e kolegut tim dhe unë u përgjigja se skena më dukej vërtet rrëqethëse”, kujton Keira.

Gjatë xhirimeve të filmit, Keira ishte vetëm 17 vjeçe, ndërsa kolegu i saj 12 vjet më i madh.

Ndërsa ishte e ftuar në “The Graham Norton Shoë”, ylli tregoi se si dikur ngeci në trafik pranë një makine plot me punëtorë ndërtimi. Filluan të vendosin tabela si ato nga skena e famshme e filmit.

“Ishte rrëqethëse dhe e lezetshme në të njëjtën kohë, ashtu si në film”, përfundoi Keira.