Britney Spears thotë se mezi po pret të takohet me familjen për Krishtlindje
Këngëtarja, Britney Spears, së fundi ka shprehur dëshirë për t’u ribashkuar me familjen e saj gjatë Krishtlindjeve, pavarësisht se më parë kishte thënë se nuk do të donte t’i shihte ata, ka shkruar FemaleFirst. Kjo ka ndodhur pas shumë tensioneve në familjen e saj, veçanërisht pas përfundimit të kujdestarisë mbikëqyrëse të babait të saj Jamie Spears, […]
Këngëtarja, Britney Spears, së fundi ka shprehur dëshirë për t’u ribashkuar me familjen e saj gjatë Krishtlindjeve, pavarësisht se më parë kishte thënë se nuk do të donte t’i shihte ata, ka shkruar FemaleFirst.
Kjo ka ndodhur pas shumë tensioneve në familjen e saj, veçanërisht pas përfundimit të kujdestarisë mbikëqyrëse të babait të saj Jamie Spears, i cili deri para tri vjetësh mbikëqyrte karrierën dhe jetën e këngëtares. Në mbikëqyrjen e këngëtares përfshiheshin edhe nëna e saj Lynne dhe motra, Jamie Lynn.
Në një postim në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, Britney ka shprehur dëshirën për t’u takuar me familjen e saj gjatë periudhës festive, duke shpërndarë një vizatim artistik të një dyqani akulloreje.
“Mezi pres të shoh familjen time të bukur për Krishtlindje”, ka shkruar Spears, një ndryshim i madh krahasuar me deklaratat e saj të mëparshme, kur kishte thënë se donte të mbante distancë nga ata.
Po ashtu, është raportuar se Spears ka filluar të takohet me djemtë e saj, Sean dhe Jayden, të cilët kanë filluar ta vizitojnë atë në shtëpinë e saj.
Megjithatë, babai i tyre, Kevin Federline, raportohet se nuk ka dijeni për ribashkim mes Britney dhe djemve.
Spears pati një takim të shkurtër me nënën e saj Lynne në maj të vitit 2023 dhe ka shkruar për ndjenjat e komplikuara lidhur me marrëdhënien me të në librin e saj memoar “The Woman in Me”.
Ajo ka thënë se, ndërsa dikur kishte bërë paqe me idenë që nuk do ta shihte më familjen, koha e kishte lejuar të gjente paqe me vetveten dhe të niste një fillim të ri.
“Kur pash raftet e zbrazura, ndjeva trishtim të madh. Mendova për faqet që kisha shkruar me lot. Nuk doja të publikoja asgjë, por ato ishin të rëndësishme për mua. Pastaj e mblodha veten dhe mendova ‘Mund të marr një ditar të ri, dhe mund të nis përsëri’. Kam kaluar shumë. Arsyeja pse jam ende gjallë është sepse e di çfarë është gëzimi”, pati shkruar Spears.
Në fund, ajo ka shtuar se kishte ardhur koha për të gjetur prapë perëndinë.
“Në atë moment, bëra paqe me familjen time duke kuptuar që nuk do të dëshiroja t’i shihja ata kurrë më dhe u pajtova me këtë”, pati shkruar ajo.