Kendall Jenner pozon topless për markën italiane ‘Calzedonia’

Kendall Jenner, supermodelja 29-vjeçare, ka tërhequr vëmendjen me një fotosesion të ri për markën italiane ‘Calzedonia’. Duke pozuar topless, ajo tregoi belin e saj të hollë prej 24 inç dhe getat e tejdukshme të markës, pjesë e koleksionit të saj Vjeshtë/Dimër. Në një studio me sfond të bardhë, Kendall u shfaq me flokët brune dhe […]

dhjetor 7, 2024 - 22:00
 0  6
Kendall Jenner pozon topless për markën italiane ‘Calzedonia’

Kendall Jenner, supermodelja 29-vjeçare, ka tërhequr vëmendjen me një fotosesion të ri për markën italiane ‘Calzedonia’.

Duke pozuar topless, ajo tregoi belin e saj të hollë prej 24 inç dhe getat e tejdukshme të markës, pjesë e koleksionit të saj Vjeshtë/Dimër.

Në një studio me sfond të bardhë, Kendall u shfaq me flokët brune dhe grim të theksuar që i jepte një pamje dramatike, shkruan DailyMail.

Calzedonia, e themeluar në vitin 1986 në Verona, Itali, ka fituar famë ndërkombëtare për koleksionet e saj elegante.

Në këtë sezon, marka ka prezantuar trikot e saj të njohura me pika dhe një gamë të gjerë modelesh, përfshirë printin leopard dhe stilet rrjetë.

Kendall është bërë shpesh pjesë e kampanjave të markave të mëdha të modës, duke shfaqur gjithmonë elegancën dhe sharmin që e karakterizon.