Këshilli Gjyqësor: Nuk ka pasur urdhër për bastisje, kemi vepruar sipas kërkesave të Prokurorisë
Në ambientet e Këshillit Gjyqësor nuk është dhënë asnjë urdhër për bastisjeje dhe as kontroll. Kështu reagon sot Këshilli Gjyqësor përmes një njoftimi për mediat, duke përmendur informacionet e djeshme në media se në ambientet e Këshillit kryhen bastisje gjatë dhe pas orarit të punës. Nga aty bëjnë të ditur se kanë marrë kërkesa me […]
Në ambientet e Këshillit Gjyqësor nuk është dhënë asnjë urdhër për bastisjeje dhe as kontroll. Kështu reagon sot Këshilli Gjyqësor përmes një njoftimi për mediat, duke përmendur informacionet e djeshme në media se në ambientet e Këshillit kryhen bastisje gjatë dhe pas orarit të punës. Nga aty bëjnë të ditur se kanë marrë kërkesa me shkrim nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe kanë vepruar sipas tyre, transmeton Portalb.mk.
“Nuk është lëshuar urdhër për bastisje dhe as nuk është kryer bastisje në ambientet e Këshillit Gjyqësor të RMV-së”, thuhet në njoftimin e Këshillit Gjyqësor.
Sipas njoftimit, Këshilli do të vazhdojë të bashkëpunojë me organet dhe institucionet përkatëse në vend të udhëhequr nga parimet e një gjyqësori të pavarur, të përgjegjshëm dhe transparent dhe të distancohet nga çdo ndikim apo presion i brendshëm dhe i jashtëm, me qëllim mbrojtjen e pavarësisë dhe integritetit të sistemit gjyqësor.
Nga Prokuroria Publike e RMV-së dhe Ministria e Punëve të Brendshme dje njoftuan se me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, zyrtarët policorë po veprojnë në Këshillin Gjyqësor. Nga aty bëjnë të ditur se policia siguron dy procesverbale për të kontrolluar elementët e mundshëm të një vepre penale.
Nga Prokuroria dje sqaruan se veprimet në Këshillin Gjyqësor nuk ka të bëjë me çështjen e sapoformuar për “listën e zezë” të SHBA-ve, por kanë të bëjnë me një njoftim nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku është kërkuar urdhër për sigurimin e procesverbalit nga një seancë e Këshillit lidhur me mandatin e kryetares së mëparshme Vesna Dameva, e cila së fundi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetares së Këshilli Gjyqësor.
Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se në lidhje me veprimet e djeshëm të policisë në Këshillin për sigurimin e dy procesverbaleve për shkak të dyshimeve për një vepër penale në Këshillin Gjyqësor është manipuluar vullneti dhe mendimi i anëtarëve nga individë të caktuar.
I pyetur për të komentuar mbi rastin, kryeministri Hristijan Mickoski shtoi se ekzistojnë dyshime të bazuara për keqpërdorime të mëdha që sipas tij janë kryer në të kaluarën.
Kujtojmë se dje Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar mbledhjen e dokumenteve në kuadër të rastit të formuar pasi ish-zëvendëskryeministri i parë dhe zyrtar i BDI-së, Artan Grubi dhe gjyqtari në Gjykatën e Apelit Enver Bexheti u futën në listën e zezë amerikane për shkak të përfshirjes në korrupsion të konsiderueshëm.
Ish-zëvendëskryeministri i parë nga BDI, Artan Grubi dhe gjyqtari Enver Bexheti janë futur në “listën e zezë” për pranim të ryshfetit për vjetërsimin e rastit “Target-Fortesa” kundër të pandehurit Sasho Mijalkov.