Këshilli i Bashkisë së Shkupit nuk e pranon kërkesën për vendosjen e kafshëve të reja në Kopshtin Zoologjik

Nuk kaloi iniciativa për moratorium për vendosjen e kafshëve të reja në kopshtin zoologjik, e paraqitur nga “Green human city” në Këshillin e Qytetit të Shkupit. Me katër vota “pro”, The post Këshilli i Bashkisë së Shkupit nuk e pranon kërkesën për vendosjen e kafshëve të reja në Kopshtin Zoologjik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 1, 2024 - 03:00
 0  2
Këshilli i Bashkisë së Shkupit nuk e pranon kërkesën për vendosjen e kafshëve të reja në Kopshtin Zoologjik

Nuk kaloi iniciativa për moratorium për vendosjen e kafshëve të reja në kopshtin zoologjik, e paraqitur nga “Green human city” në Këshillin e Qytetit të Shkupit. Me katër vota “pro”, 10 “kundër” dhe tetë abstenime, kërkesa për kafshë të reja u hodh poshtë.

Dragana Velkovska nga “Green human city” tha se kjo nuk do të rëndojë buxhetin e qytetit dhe bëri thirrje që të parandalohet futja e mëtutjeshme e kafshëve të reja në kopshtin zoologjik.

“Nëse flasim për të shkuar në shekullin e 21-të, ne përpiqemi për evolucion, së pari në një nivel personal, dhe pastaj kolektivisht, natyrisht, mund të themi se kujdesemi mjaftueshëm për atë që na rrethon dhe se nuk do ta lejonim, kur tashmë kemi fuqinë në duart tona, që qeniet e gjalla të vuajnë, të cilët gjithashtu ndjejnë dhimbje, vuajtje, trishtim, frikë, siç e ndjen secili prej jush, secili prej nesh këtu”, tha Velkovska.

Këshilltari nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Stefan Kirkov ka theksuar se kafshët në Kopshtin Zoologjik nuk kanë faj për atë që po u ndodh për shkak të “paaftësisë së stafit të kryetares Arsovska”.

“Kushdo që të vijë më pas, jam i bindur se menjëherë do të ndodhë revolucion në kopshtin zoologjik të Shkupit, sepse çdo kryetar komune pas kësaj kryetare do ta dojë Shkupin shumë më tepër se ajo”, theksoi Kirkov.

Ljubica Jançeva nga radhët e LSDM-së tha se nuk ka nevojë të miratohet kërkesa, sepse me faktin që e humbëm statusin e kandidatit për EAZA, kishte moratorium.

Gorjan Jovanovski nga “Green Human City” foli për përvojën e tij me kopshtin zoologjik, duke treguar se është i tronditur nga situata në të cilën mbahen kafshët atje.

Ndryshe, Kopshti Zoologjik aktualisht është i mbyllur dhe do të zgjasë 21 ditë, pasi më 19 tetor 2024 është konfirmuar se është marrë rezultat pozitiv për praninë e gripit të shpendëve pas testimit laboratorik të patës së ngordhur.

The post Këshilli i Bashkisë së Shkupit nuk e pranon kërkesën për vendosjen e kafshëve të reja në Kopshtin Zoologjik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .