Këshilli i Prokurorëve Publik zgjodhi 31 prokurorë të rinj, për pesë prokurori nuk kishte kandidatë të paraqitur

Këshilli i prokurorëve publikë (KPPRM) sot zgjodhi 31 prokurorë të rinj publikë për 10 prokuroritë themelore publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kandidati i paraqitur për prokuroritë në Gostivar dhe Kërçovë nuk ka marrë numrin e duhur të votave, ndërsa në pesë prokurori nuk ka pasur fare kandidat të paraqitur, transmeton Portalb.mk. Ndërkaq, siç […]

Mars 7, 2025 - 23:00
 0  5
Këshilli i Prokurorëve Publik zgjodhi 31 prokurorë të rinj, për pesë prokurori nuk kishte kandidatë të paraqitur
prokuroria

Këshilli i prokurorëve publikë (KPPRM) sot zgjodhi 31 prokurorë të rinj publikë për 10 prokuroritë themelore publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kandidati i paraqitur për prokuroritë në Gostivar dhe Kërçovë nuk ka marrë numrin e duhur të votave, ndërsa në pesë prokurori nuk ka pasur fare kandidat të paraqitur, transmeton Portalb.mk.

Ndërkaq, siç ishte paraparë, në seancën e sotme duhet të zgjidhen 47 prokurorë të rinj publik.

Siç njoftuan nga Këshilli pas seancës së sotme, në Prokurorinë Themelore të Shkupit u zgjodhën kandidatët:

  • Sasho Palçevski
  • Burhanedin Nuhiu
  • Irina Crvenkovska
  • Jana Risteska
  • Milena Noveska Latinovska
  • Kristian Smilievski
  • Bojana Vanevska
  • Ilir Zajazi
  • Aleksandar Sofronijovski
  • Dinçe Stojanovska
  • Marija Sekullovska Velkovska
  • Marina Galeva
  • Orhan Arifovski
  • David Nedelkov.

Për prokuror në Prokurorinë Themelore të Manastirit është zgjedhur Angelina Angelvska Ilievska, ndërsa për Prokurorinë Themelore të Gjevgjelisë është zgjedhur kandidati Draginja Avramçeva. Blagoj Mitevski është zgjedhur në Prokurorinë Themelore të Dellçevës, në Prokurorinë Themelore të Ohrit është zgjedhur Erol Sherifi, ndërsa për prokuror në Prokurorinë Themelore të Strumicës është zgjedhur Kire Maninski.

Prokurorinë Themelore të Kumanovës janë zgjedhur kandidatët Ivana Javneski dhe Lukman Salihi, ndërsa për Prokurorinë Themelore të Prilepit janë zgjedhur Kiril Jovcevski dhe Marija Shokoska. Për prokurorë në Prokurorinë Themelore të Tetovës janë zgjedhur kandidatët Ilzana Kasami Shabani, Stefan Poposki dhe Blerim Besimi, ndërsa në Prokurorinë Themelore të Shtipit janë zgjedhur Zdravko Keskinov Zhezhov dhe Lucia Kashuba.

Kandidati Arsim Ademi, i cili kishte paraqitur kandidaturën për prokuroritë në Gostivar dhe Kërçovë, nuk mori numrin e duhur të votave, ndërsa për Prokuroritë Themelore në Kriva Pallankë, Veles, Strugë, Koçan dhe Radovish nuk kishte asnjë kandidat të paraqitur. Për Prokurorinë e Resnjës, ishte paraqitur vetëm kandidati që Këshilli sot e zgjodhi për prokuror në Prokurorinë Themelore të Ohrit.

Zgjedhja e sotme e prokurorëve të rinj do ta mbështesë vetëm pjesërisht kapacitetin e prokurorive në vend, të cilat po përballen me mungesë kuadri.

Para zgjedhjes së sotme, ishte konfirmuar se mungojnë 100 prokurorë dhe se janë plotësuar vetëm dy të tretat, ose 164 nga gjithsej 261 vendet e parashikuara për prokurorë në nivel shtetëror.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian ka kërkuar që vendet vakante të plotësohen. Kjo qëndron si reformë edhe në Agjendën Reformuese ku kërkohet që “vendet e zbrazura për gjyqtarë dhe prokurorë plotësohen rregullisht në bazë të projeksioneve të Këshillit Gjyqësor/Këshillit të Prokurorëve Publikë pas zbatimit të strategjive për menaxhimin e burimeve njerëzore në gjykata”.