Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit diskuton çështjen e njehsorëve elektrikë

Është mbajtur sot takimi i parë i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit. Në këtë takim u diskutuan çështje që ndërlidhen me mbrojtjen e konsumatorit, përkatësisht ankesat që prekin fusha të ndryshme, përfshirë problematikën me njehsorët elektrikë, ngritjen e çmimeve të derivateve, si dhe sektorët e tjerë për të cilët qytetarët e Republikës së Kosovës kanë

Prill 1, 2026 - 15:30
Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit diskuton çështjen e njehsorëve elektrikë
keshilli-per-mbrojtjen-e-konsumatorit-diskuton-ceshtjen-e-njehsoreve-elektrike

keshilli-per-mbrojtjen-e-konsumatorit-diskuton-ceshtjen-e-njehsoreve-elektrike

Është mbajtur sot takimi i parë i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Në këtë takim u diskutuan çështje që ndërlidhen me mbrojtjen e konsumatorit, përkatësisht ankesat që prekin fusha të ndryshme, përfshirë problematikën me njehsorët elektrikë, ngritjen e çmimeve të derivateve, si dhe sektorët e tjerë për të cilët qytetarët e Republikës së Kosovës kanë paraqitur ankesa.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit bën me dije se po ashtu, gjatë kësaj mbledhjeje, është formuar grupi punues për hartimin e programit katërvjeçar për mbrojtjen e konsumatorit në vend.

Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit prezantoi raportin me statistikat mbi numrin e ankesave, llojin e tyre, si dhe informacionet lidhur me trajtimin e këtyre ankesave.

“Ministria mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe në adresimin e çdo shqetësimi të tyre në mënyrë të drejtë dhe transparente” thuhet në njoftimin e Ministrisë.