Kështu e trajtoi mbrëmë Big Brother Albania Jozefin Markun
Mbrëmë është mbajtur finalja e Big Brother Vip Albania 4. Prezent ishin ish-banorët e këtij edicioni që në numër ishin 38 gjithsej. Por një mungonte. Big Brother nuk e ka mirëpritur Jozefin Markun pas skandalit që bëri duke i rënë shuplakë në fytyrë gjestit në gjysmë finale pasi u eliminua. Organizatorët e spektaklit më të […]


Mbrëmë është mbajtur finalja e Big Brother Vip Albania 4. Prezent ishin ish-banorët e këtij edicioni që në numër ishin 38 gjithsej.
Por një mungonte. Big Brother nuk e ka mirëpritur Jozefin Markun pas skandalit që bëri duke i rënë shuplakë në fytyrë gjestit në gjysmë finale pasi u eliminua.
Organizatorët e spektaklit më të madh në Shqiptari, u treguan të kujdesshëm që figura e Jozit të mos shfaqen në asnjë nga klipet që u prezantuan në natën finale. Zero hapësire ndaj tij. Ndaj një dhunuesi.
Prezent ishte ish e dashura e tij Loredana e cila në një moment u pyet nga prezantuesi, Ledioni se çfarë do të kujtonte nga ky Big Brother. Por, ajo pak e shtangur iu shmang përgjigjes.
Kujtojmë se fitues i këtij edicioni u shpall, Besart Kelmendi i njohur me nofkën Gjesti.