Prokuroria, Federata dhe Policia e RMV-së ka hapur procedurë ndaj tetë futbollistëve për kurdisje të ndeshjes së futbollit
Federata e Futbollit të Maqedonisë, më saktësisht Reparti për siguri dhe integritet, ka hapur procedurë në lidhje me ndeshjen ndërmjet Kozhufit dhe Bashkimit, ndeshje ku ekipi mysafir arriti të fiton në fund të ndeshjes, transmeton Portalb.mk. Procedura fillimisht ka përfshirë tetë futbollistë të ekipit të Kozhufit: S.G., P.G., B.K., B.D., J.P., K.S., N.S. dhe F.K. […]


Federata e Futbollit të Maqedonisë, më saktësisht Reparti për siguri dhe integritet, ka hapur procedurë në lidhje me ndeshjen ndërmjet Kozhufit dhe Bashkimit, ndeshje ku ekipi mysafir arriti të fiton në fund të ndeshjes, transmeton Portalb.mk.
Procedura fillimisht ka përfshirë tetë futbollistë të ekipit të Kozhufit: S.G., P.G., B.K., B.D., J.P., K.S., N.S. dhe F.K.
“Në lidhje me informacionet dhe aktivitetet e marra në lidhje me ndeshjen ndërmjet KF Kozhuf dhe KF Bashkimi, Reparti për siguri dhe integritet pran Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka ngritur procedurë pranë Komisionit disiplinor për shkak dyshimeve për prishjen e integritetet të ndeshjes së luajtur më 6 maj të vitit 2025”, sqaroi Federata.
Federata sqaroi që në bazë të deklaratave të trajnerëve, lojtarëve, zyrtarëve, gjyqtarëve, delegatëve dhe aktorët tjerë, vërehet se disa individë kanë dhënë udhëzime rreth përcaktimit të rezultatit të ndeshjes.
Hetimet janë duke u zhvilluar edhe nga Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli së bashku me Policinë.
Në lidhje me dyshimet rreth kësaj ndeshje, kishte reaguar edhe ekipi KF Bashkimi.
“Nuk duam të jemi viktima të intrigave të jashtme që po luajnë kundër nesh, dhe, nëse ka ndonjë provë që tregon se ne kemi bërë ndonjë marrëveshje të paligjshme, jemi të gatshëm të pranojmë ndëshkimet, por Bashkimi nuk ka blerë dhe as ka shitur ndeshje”, deklaruan nga KF Bashkimi, duke shtuar se “ne kemi luajtur me gjithë shpirt dhe jemi munduar deri në fund për të fituar”.
Në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut këtë javë do të përmbyllet sezoni 2024/2025. Makedonija Gj.P. gjendet në vendin e parë me 64 pikë, Bashkimi e dyta me 63 pikë, Arsimi e treta me 62 pikë. Të tri skuadrat me një këmbë janë kualifikuar në Ligën e Parë, pasi dy ekipet e para kualifikohen direkt, ndërsa vendi i tretë do të luajë në balotazh.