RMV, për një muaj janë dhënë 334 leje për ndërtimin e objekte që kapin vlerën mbi 300 milionë euro

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit mars janë dhënë 334 leje ndërtimi, numër i cili është për 4 përqind më shumë sesa marsi i vitit të kaluar. Te 44.6 përqind, investitorët janë personat fizik, transmeton Portalb.mk. Më së shumti leje (55.4 %) janë dhënë për ndërtime të larta, ndërsa 25.4 përqind për rikonstruim, ndërsa 19.2 […]

maj 13, 2025 - 02:00
 0  5
RMV, për një muaj janë dhënë 334 leje për ndërtimin e objekte që kapin vlerën mbi 300 milionë euro
Shkupi, analiza ekonomike, ekonomi, shkup, qytetare, qytet, ndertesa, banesa, punetore

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit mars janë dhënë 334 leje ndërtimi, numër i cili është për 4 përqind më shumë sesa marsi i vitit të kaluar. Te 44.6 përqind, investitorët janë personat fizik, transmeton Portalb.mk.

Më së shumti leje (55.4 %) janë dhënë për ndërtime të larta, ndërsa 25.4 përqind për rikonstruim, ndërsa 19.2 për ndërtime të ulëta.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është  20 153 302 000 denarë, që është për 244.4% më  shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që rritja e vlerës së parashikuar është për shkak të faktit se në këtë periudhë është lëshuar miratim për ndërtimin e një impianti me vlerë të madhe për trajtimin e ujërave të zeza për qytetin e Shkupit.